TIRANE- “Dritan Lamaj ka pasur probleme me 200 biznese. Ditën e vrasjes unë dhe Arbeni kemi qenë në Laç për të ndjekur një ndeshje futbolli”, kjo është deklarata e vëllait të të akuzuarit për vrasjen e kreykomisar Dritan Lamaj, Mark Frroku në seancën e djeshme gjyqësore ndaj të akuzuarit, Arben Frroku. Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e ish-komisarit të Kombinantit Dritan Lamaj, dëshmuan të afërmit e biznesmenit, mes tyre dhe vëllai i tij, deputetit Mark Frroku.
Në dëshminë e tij Marku tha para trupës gjyqësore se ish-shefi komisariatitit të Kombinatit ka patur probleme me 200 biznese, e jo vetëm me ta, por edhe me qytetarë. Sipas dëshmisë së tij, deputeti Mark Frroku pranoi të ketë patur njohje me ish-shefin e policisë, por akuza për vrasje që bëhet ndaj vëllait të tij është e pabazë.
“E kam njohur Lamajn si shef Komisariati Nr. 6”, ka dëshmuar vëllai i të akuzuarit, duke vijuar se “ditën e vrasjes së Lamajt, ne ishim në Laç,ku luante Tërbuni”. Po ashtu Frroku tha se ka qenë shefi i policisë së Kombinatit që ka shoqëruar vëllain e tij Arbenit pa asnjë arsye, dhe nisi konfliktin me ta. Ndër të tjera, Mark Frroku hodhi akuza dhe mbi blutë e Tiranës, ku sipas tij kontrolli në banesën i është bërë pa mandat duke ushtruar terror mbi të dhe familjarët.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com