Këngëtarja e njohur e muzikës pop Britney Spears duket se i është rikthyer skandaleve mediatike. Vëllai i ish-bashkëshortit të saj Kevin Federline, Christopher, është shprehur për mediat e huaja se ai dhe Spears kanë pasur marrëdhënie intime në kohën kur ajo dhe Kevin kanë qenë të martuar.

Gjithashtu Christopher ka thënë se djali i madh i këngëtares nuk është i vëllait të tij, por babai i vërtetë është vetë ai.

“Gjatë kësaj kohe ajo më ka kërcënuar se do të tregojë për marrëdhënien tonë si dhe që Sean Preston është im bir.

Ka arritur deri aty sa të më vjedhë  kartën e kreditit duke më thënë se nëse lajmëroj policinë për vjedhjen e saj, atëherë ajo do t’u tregojë të gjithëve historinë tonë.

Pranoj se kam fjetur me Britney Spearsin dhe se jam babai i vërtetë i Sean Preston, por jam munduar t’a fsheh gjithnjë këtë”, -thekson Federline.

Ndërkohë këngëtarja nuk është shprehur në lidhje me këto deklarata duke zgjedhur heshtjen.

(xh.k/shqiptarja.com)