ELBASAN - Kamera e televizionit A1 REPORT është gjendur në apartamentin ku ka jetuar më parë pedofili Ardian Prrenjasi, i arrestuar të dielën për vrasjen e 11-vjeçarit Julian Çela. Jo vetëm të turpëruar, por edhe të frikësuar nga hakmarrja, familja e 45-vjeçarit është ngujuar në ambientet e kësaj banese që pas lajmit të bujshëm që tronditi mbarë opinionin publik. Kamera e A1 REPORT ka trokitur në derën e familjes së Ardian Prrenjasit, por refuzon të hapet për çdokënd, përjashtuar vetëm uniformat blu, apo specialistë të tjerë të fushës.

Pas shumë tentativash në familjen e tij për komentimin e krimit makabër, ka qenë i vëllai i Ardianit, ai që pranoi të dëshmonte para mediave, por me kushtin që të fshehë fytyrën e tij. Kështu, i turpëruar dhe i frikësuar nga ndonjë hakmarrje nuk ka preferuar të identifikohet përpara kamerave, por dëshminë e tij e ka dhënë vetëm me zë.

“Të varet. Nëse unë do ta kem përpara vetëm për 5 minuta e vras vetë”- janë fjalët e Besnik Prrenjasit. Vëllai i tij, Besniku shprehet se mbrëmë ata janë kërcënuar nga një telefonatë anonime dhe për këtë kërkon dënim maksimal për krimin që ka kryer i vëllai i tij, Ardiani. Madje sipas tij, prej 6 vitesh ai ishte dëbuar nga familja dhe të gjitha sebepet familjare.

“Unë e kam bërë lanet. Sa herë që kemi pasur fejesa dasma e gëzime nuk e ftojmë, dhe prej 6 vitesh nuk e kemi pranuar në shtëpi. Them publikimisht që të vartet, nëse do ta kem unë përpara vetëm për 5 minuta unë e vras”- thotë Besniku në një prononcim për tv A1 REPORT! për gazetarin Andi Qosja nga banesa e tij në Prrenjas. Ai shprehet i tronditur pasi thotë se nga kjo ngjarje është prekur dhe fëmija i tij, (i cili sic thotë ai në media është përfolur se është abuzuar nga xhaxhai i tij)

“Çfarë faji ka fëmija im të përgojohet. Më është trembur fëmija sepse doli sikur është abuzuar me të. E kam dërguar në Greqi për ta vizituar një psikolog”- tregon Besniku. E ëma Sanije Prrennjasit ka pësuar paralizë me të mësuar se djali i tij kishte rrëmbyer, abuzuar seksualisht dhe vrarë 11 vjeçarin Julian Çela.

Në lidhje me Skype për A1 REPORT një fqinj i Ardianit kujton se ai ishte larguar nga lagjja pasi kishte rrëmbyer një fëmijë. Kjo ngjarje ka tronditur edhe fqinjët e të njohur të tjerë të Prenjasit, të cilët kërkojnë dënim maksimal për pedofilin Ardian Prrenjasi.

Ardiani ishte djali i madh i familjes, dhe pas tij kishte edhe dy vëllezër dhe një motër. 45-vjeçari ishte i divorcuar me 3 fëmijë me gruan e parë, e cila aktualisht jeton në Greqi.

Nga 2004 Prrenjasi ishte skeduar për rrëmbim dhe abuzim me 2 të mitur. Ndërkohë që në 2008 u dënua me 60 mijë lekë gjobë për rrëmbimin e një fëmije ndërsa dje rrëmbeu një fëmijë 10 vjeçar, i cili u lirua falë ndihmës së policisë. Ai akuzohet dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Julian Çelës.

Redaksia Online
(s.g/Gre.M/Shqiptarja.com)