21-vjeçari Mourad Laachraoi vëllai i njërit prej xhihadistëve autor i sulmeve në aeroportin e Brukselit në 22 mars është shpallur kampion i Europës në Taekwondo. Ai mundi në Montreux spanjollin Jesus Tortosa duke fituar në kategorinë deri në 54 kg. Mourad do të përfaqësojë Belgjikën në Lojërat Olimpike të Brazilit.

Mourad është vëllai i Najim Laachraoi por është shprehur se dënon veprimet e të vëllait. Ai ka konfirmuar se nuk kishte kontakte me Najim që kur ishte nisur në Siri në shkurt 2013.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com