Dy vëllezërit Aliko, që janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e pjesëtarit të RENEA-s, Ibrahim Basha, dyshohet se nuk fshihen më në Lazarat. Policia ka kontrolluar deri tani rreth 95% të fshatit dhe nuk ka gjetur asnjë gjurmë të dy vëllezërve, Arbjon Aliko dhe Alban Aliko.
Por, forcat e policisë nuk do të tërhiqen deri në momentin që të vërtetohet plotësisht se ata nuk ndodhen më në Lazarat. Ekziston një hetim nga forcat e FNSH dhe RENEA-s se ata fshihen tek disa të afërm në fshatin, Valare.
Dyshohet se, mund të jenë në kahun lindor të lumit Drino në këtë fshat. Në Valare,që ndodhet 3 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës, deri tani nuk ka lëvizje të policisë. Ka pasur një patrullim të policisë, por nuk ka pozicionim të forcave të uniformave blu
Momentalisht situata në Lazarat është shumë e qetë. Ka zbrazëti në rrugë. Banorët janë strukur në shtëpitë e tyre dhe nuk dalin nga banesat. Dalin vetëm për nevoja elementare si dhe ka një reduktim të lehtë të prezencës së forcave të policisë në fshat.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com