Vëllezërit Keta takojnë Nishanin
"Biletat, për sportin në Bulqizë"

Vëllezërit Keta takojnë Nishanin<br />"Biletat, për sportin në Bulqizë"
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim vëllezërit Keta, Ismail Ketën, tre herë kampionin botëror në sportin e kikboksit dhe vëllanë e tij, Gjetan Ketën, i cili u rishpall kampion i Evropës dhe Azisë në sportin e boksit, në Federatën WBC.

Presidenti Nishani, në fillim të takimit përcolli urimet e tij për kampionin në Federatën WBC, Gjetan Ketën, duke i shprehur vlerësimet maksimale për suksesin personal, por mbi të gjitha, për emocionet që përcolli tek populli shqiptar para pak ditësh në ndeshjen që zhvilloi në vendlindje, Bulqizë, duke u rishpallur kampion, këtë herë si sportist shqiptar, në mbrojtje të ngjyrave kuqezi. 

“Jam shumë i kënaqur për arritjet tuaja dhe dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për organizimin e ndeshjes sportive në qytetin e Bulqizës, në atë qytet që ka shumë vlera njerëzore dhe burime natyrore. Me organizimin e shkëlqyer të atij aktiviteti sportiv në Bulqizë keni arritur të rrisni vlerat e sportit tonë si dhe të kontribuoni në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, ndaj në emrin tim personal dhe të gjithë popullit shqiptar ju falënderoj me mirënjohje. Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë gjithmonë një derë e hapur për çdo sportist dhe do të mbështesë çdo personalitet dhe individ me kontribute pozitive që përcjellin mesazhe të tilla pozitive për fushën së cilës i përkasin dhe që forcojnë identitetin tonë kombëtar” u shpreh Kreu i Shtetit.  

nishani gjetan keta

Nga ana e tyre, vëllezërit Keta falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen e rezervuar si dhe shprehën angazhimin e tyre maksimal për të vijuar me iniciativa konkrete në dobi të sportit dhe në forcim të identitetit kombëtar.

nishani gjetan keta

Ismail Keta informoi Presidentin Nishani se të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave të ndeshjes së boksit të para pak ditëve do të shkojnë në dobi të komunitetit, dhe më konkretisht, në atë të ngritjes së infrastrukturës sportive në qytetin e Bulqizës, çka gjeti mbështetjen dhe falënderimin e Kreut të Shtetit.

nishani gjetan keta

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë