TIRANË - E ndërsa ende mbeten mister pronarët e rinj të ARMO-s, të cilët një ditë më parë fituan pronësinë duke larguar Rezart Taçin, operacioni vazhdon me ritme të shpejta dhe në terren. “A1Report!” ka siguruar pamjet ku në periferi të kryeqytetit, në afërsi të fshatit Vishnje, nga depozitat dhe autobotet deri dje të “Taçi Oil”, sot punëtorët kanë nisur të heqin logon.
Shpejtësia me të cilën Rezart Taçi po procedon për të hequr emrin e kompanisë së tij nga dhjetëra trailera deri tani të përdorur për të shpërndarë karburantin e tij, bën të lindë një pyetje:
Kujt do t’i shiten kamionët që vlejnë disa milionë euro? Çfarë përfundimi do të ketë pasuria e grupit Taçi? Duke konsideruar sasinë e madhe të borxheve që Rezart Taçi kishte grumbulluar këto vite, konservimi i pasurisë së tij është një çështje e një rëndësie të madhe.
TAÇI PER 5 VJET JASHTE TREGUT SHQIPTAR TË NAFTËS
Nderkohe nga kontrata zbulohet qe Rezart Taçi ka dale perfundimisht nga tregu shqiptar i naftës per 5 vjet. Nje nga klauzolat e kontrates se shitjes se Armo percakton ne fakt qe "për një periudhë 5 (pesë) vjeçare, duke nisur nga data e kësaj Kontrate, as Anika e as Taçi nuk duhet të marrin pjesë, drejtpërdrejt a tërthorazi, apo të kenë interes financiar apo tjetër, në ndonjë person juridik që merret me rafinimin, shitjen ose shpërndarjen e naftës, gazit apo çdo produkti a shërbim energjetik në Shqipëri".

(Në 2 fotot: Pamjet e marra sot në Vishnje, ku logot e "Taçi Oil" janë duke u hequr nga kamionët)
Redaksia online
(ar.sh/g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com