Shifra është bërë publike 1 vit më parë kur policia italiane përfundoi raportin pas vëzhgimeve dy mujore me avionë. Lazarati mbetet ende qyteza e narkotikëve, ku në operacionin ajror për verifikimin e parcelave të mbjella me hashash me bashkëpunimin e policisë shqiptare dhe aviacionit të Guardia di Finanzia janë plot 319 ha këtë rajon, të cilët me vlerë tregu arrijnë një xhiro vjetore 4.5 miliardë euro.
Ndërkaq që Lazarati mbetet si kryeqendra e kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Për këtë fshat janë bërë pa fund shkrime nga media të ndryshme duke e emëruar edhe si “Kolumbia e Europës”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)