/ATSH-MIA/ - Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll theksoi se vendi ka më shumë mundësi për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pasi me ndërmjetësimin e tij dhe të kolegëve të tij eurodeputetë, Riçard Houit dhe Eduard Kukan si dhe të eurokomisionerit evropian për Zgjerimin, Johanes Han, katër partitë kryesore politike në Maqedoni arritën marrëveshjen për t'i dhënë fund krizës politike në vend.
"Marrëveshja që u arrit dje në Shkup mes katër partive kryesore politike i dha fund krizës politike që kishte përfshirë Maqedoninë", theksoi Vajgëll, i cili mori pjesë në të gjitha negociatat ndërmjet Ali Ahmetit, Menduh Thaçit, Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit.
Me marrëveshjen që u nënshkrua nga krerët e katër partive më të mëdha politike në vend si dhe me ndërmjetësimin e komisionerit evropian për Zgjerimin, Johanes Han dhe tre eurodeputetëve Vajgëll, Kukan dhe Houit, Maqedonia tani ka më shumë mundësi të përparojë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të fillojë negociatat.
"Maqedonia duhet të angazhohet tashmë për zbatimin e reformave të cilat priten nga vendi që synon drejt integrimeve euro-atlantike", thekoi Vajgëll.
Sipas eurodeputetit slloven, marrëveshja politike në Maqedoni, mes tjerash përfshin kthimin në Parlament të LSDM-së, organizimin e qeverisë së re që do të përgatisë zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill të vitit 2016 dhe emërimin e prokurorit të posaçëm që do t'i hetojë problemet lidhur me përgjimet, prej të cilave nisi dhe kriza politike.
/Shqiptarja.com