Vaji i ullirit mbetet stok, fermeri: Kam 15 kuintalë të pa shitur, nuk ka treg, qeveria të na ndihmojë

Punojnë gjithë vitin, prodhojnë në sasi të mëdha e me shpenzime, por në fund vaji i ullirit i fermerëve të Beratit mbetet i pa shitur. Medi Nazo thotë se ka 15 kuintalë vaj stok, pavarësisht se një litër kushton 500 lekë, sa vaji i misrit nëpër markete. Ai i bën thirrje qeverisë t’i rimbursojë naftën e të ulë plehrat e pesticidet.

Medi Nazo, një fermer nga Berati burimin e vetëm të të ardhurave ka ullirin, prej të cilit çdo vit merr me dhjetëra kuintalë vaj.

“Vetëm ullirin kemi, nuk kemi gjë tjetër. Kemi dhe 4 dynym tokë që mund të mbjellim ndonjë grurë dhe asgjë tjetër”, thotë fermeri.

Nazo ka 300 rrënjë ullinj, për të cilat kujdeset përgjatë gjithë vitit, ndërkohë që thotë se shpenzimet për t’i bërë shërbim nga plehërimi deri në kultivim janë të mëdha.

“Ne kemi 300 rrënjë ulliri afërsisht.  Ullinjtë duan plehërim, spërkatje, transport dhe vjelje. Janë mbi 3 milionë lekë shpenzime. Ureja ka vajtur 140 mijë lekë kuintali, mesatarisht rrënjët duan 5 kile”, pohon Medi Nazo.

Por mundi i tij, nuk shpërblehet, pasi pjesën më të madhe të vajit e ka të pashitur, në një vlerë që arrin në 800 mijë lekë.

“Kam 15 kuintal vaj ulliri të pa shitur. Nuk kemi gjetur treg për ta shitur, ku ta çojmë”, tha ai.

1 litër vaj ulliri, shitet nga fermerët aq sa sot qytetarët blejnë vajin e misrit me çmimin abuziv të vendosur nga tregtarët.

“Në treg kemi tentuar ta shesin me 5 mijë lekë kilen. Prodhimin që kemi ne le të vijnë ta shohin ta marrin ta çojnë në laborator, dhe ta shohin nëse është i mirë. Se duam ta shesim”, thotë ai.

I gjendur përballë vështirësive, mungesës së kërkesës dhe stokut të pa shitur të vajit të ullirit, Medi Nazo thotë se shteti duhet ti ndihmojë.

“Nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga shtete, madje akoma nuk e kam marrë ende naftën falas. Të na ulin plehrat dhe pesticidet”, shprehet fermeri nga Berati.

Duke qenë se vaji i ullirit në disa raste shitet edhe më lirë se 500 lekë, pritet të ketë rritje të kërkesës nga qytetarët në vijim.

E.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Br: 10/12/2022 09:41

    Ne Shqiperi nuk e njohin vajin e ullirit.Rreth 70 per qind nuk e konsumojne se jane mesuar me vaj luledielli kancerogjen ,se luledielli ne Shqiperi nuk ka.Populli Shqiptar eshte mesuar me qofte pazari qe behet me lopet qe ngordhin neper fermat e fshatit.Ne Itali vajin qe dergojne emigrante sigurisht me pakice shitet 10- 15 euro litri...

    Përgjigju
  • ana: 13/06/2022 23:34

    Cfare sigurie ushqimore ka malli yt o fermer? Kush me garanton mua qe vaji yt i ullirit eshte brenda parametra cilesor te konsumit dhe nuk ka lende te demshme per organizmin si psh aciditeti i larte etj? Ju duhet te organizoheni ne grupime /kooperativa tregetare, te certifikoheni per produktin qe prodhoni dhe qe pretendoni ta shisni, ne menyre qe tiu rriten shanset per gjetjen e tregjeve dhe nje cmim nxites.

    Përgjigju
  • Tani Lu: 01/06/2022 10:22

    Ky popull nuk e njeh vajin e ullirit.Preferon vajin e luludiellit qe vetem vaj luledielli nuk eshte dhe nuk blen vajin e ullirit...

    Përgjigju
  • Abcd: 01/06/2022 09:56

    Ju nuk dini me e shit,se vajiin e ullirit nese eshte i paster t’a marrin te gjithe. Po blejme vaj ulliri me shtrenjte dhe eshte i perzier,ska fare eren e ullirit,ndersa ju prodhoni dhe nuk beni paraprakisht kontrata qe kur te vi koha ta keni te shitur. Shkurt ,eshte paaftesia juaj dhe s’keni c’t kerkoni shtetit ne kete rast edhe pse kush jeton ne kete vend ,duhet t’a ndaje mendjen te punoje dhe t’i bej gjerat duke qene i bindur se shtetin nuk do t’a kete per asnje cast ne krah,ndryshe je i mbaruar.

    Përgjigju
  • Haki: 01/06/2022 05:14

    Po cjane keta monstra. Kile vajit 5 mike lek keta ankohen nuk u shitet ulliri! Beje 3 o u rafte Rama ne koke.

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2022 00:46

    Po ju sikur mburreni se i keni vajrat organike /bio/,tani del qe perdorni plehra kimike,ure,e pesticide??!! Po t'i keni /bio/supozohet t'i pleheroni me bajga e humus bimor,jo me kimikate.Sa per vajin e misrit,ai eshte me i mire me me vlera dhe me i shendetshem se ai i ullirit.

    Përgjigju
  • Qyli: 31/05/2022 23:43

    O produkti është skarto o çmimi. Këto kërkesa nga prodhuesit në Shqipëri që sa herë ngec sharra në gozhdë kërkojnë të paguhen nga shteti janë ca si të pakuptueshme. Shko në Korenë e Veriut ose merr një makinë kohe 'time machine' dhe kthehu në kohën e xhaxhit përderisa do ndërhyrje që të mbaj shteti me lekë.

    Përgjigju
  • Çmimi: 31/05/2022 22:27

    Ul çmimin

    Përgjigju
    • Tarrasi: 31/05/2022 23:29

      Po rrot po ,. Sa e do vajin e ullirit ti 200 lek ., koqe kanari ,.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki