Një 22-vjeçare nënë e dy fëmijëve është zhdukur në fshatin Zhupan të Fierit. Mësohet se e reja ka dalë nga shtëpia për të blerë bukë rreth orës 09:00 e paradites por nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët kanë shkuar të bëjnë denoncimin në Polici pak orë pas zhdukjes së vajzës.
Pas denoncimit të familjarëve, në Polici ka shkuar edhe i shoqi i cili ka denoncuar humbjen e bashkëshortes.
Siderola Ramaj, është nënë e dy vajzave të mitura.
Nuk dihen ende detaje mbi pistat ku mund të jetë zhdukur e reja.
Komento