Një vajzë dhjetëvjeçare i mbijetoi mrekullisht një nate të ftohtë në një stuhi të egër dëboreRusi falë një qeni endacak që e mbajti atë ngrohtë.

Vajza e mitur u gjet në mes të dëborës duke përqafuar kafshën, pas 18 orë kërkimesh nga policia, familjarët e saj dhe vullnetarë.

Ajo kishte humbur rrugën ndërsa kthehej nga shkolla në shtëpi, ndërsa mundi të mbijetonte në temperatura që ranë në minus 11 gradë Celsius.

Vajza u gjet dhe qeni ishin shtrirë të dy të përqafuar  në një dyshek, i cili ishte vendosur për qentë e pastrehë, nën një ballkon të ulët, duke u strehuar nga stuhia e furishme. Ajo u dërgua në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.  E mitura kishte lënë shkollën në orën 13:00 dhe u gjet të nesërmen në mëngjes në orën 08:45.