Nëpërmjet urdhërit me nr.21 të datës 24 janar 2012 Haxhinasto ka firmosur largimin nga detyra të Selvi Becaj, duke mos dhënë asnjë motivacion për largimin nga detyra. Nisur nga këto rrethana, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, dje i është drejtuar sekretarisë së gjykatës së Tiranës, ku ka depozituar padinë kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme.
PADIA NE GJYKATE
Padia mban numrin 9002 dhe ka si objekt ligjor nxjerjen të pavlshëm të urdhërit që ministri Edmond Haxhinasto ka firmosur për largimin e saj nga detyra. Sipas Selvi Becaj, akti për lirimin nga detyra, është dhënë në kundërshtim me ligjin e rregullimin e pasojave që vijnë nga ky akt i kundërligjshëm. Nëpërmjet padisë Becaj, kërkon kthimin në detyrën e sekretares së parë në Misionin e përhershëm të RSH pranë OSBE Vjenë si dhe pezullimin e zbatimit të urdhrit të mësipërm deri në përfundimin e gjykimit të çështjes. Ndërkohë që gjyqtarja që është përzgjedhur për gjykimin e kësaj padie është Elda Vrioni. Nga ana tjetër ministria e Jashtme ka pretenduar se shkarkimi nga detyra i Selvi Becaj ka ardhur si rezultat i mosparaqitjes së saj në punë. Shkak i kësaj sipas ministrisë është bërë shtatzania e përfaqësues së Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë. Nisur nga mungesa e gjatë në punë, ministria vendosi shkarkimin e saj nga detyra, duke bërë zëvendësimin e pozicionit të saj me një diplomat tjetër.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)