Shprehja ‘dardha bie nën dardhë’ zë vend sa i përket Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci-t dhe Vincent Cassel. Në gjurmët e prindërve, ajo është duke ndërmarrë hapat e saj në kinema. Debuton me filmin “La bella estate” , të bazuar në një roman të Cesare Pavesse dhe me regji të Laura Luchetti-t, ku interpreton në rolin e Amelie, një nga modelet që pozon nudo për piktorët.
Krahas lajmit të debutimit të saj në film, vëmendjen e portaleve e kanë rrëmbyer edhe fotot e saj të publikuara rishtazi, ku fansat e shumtë krahasojnë për bukurinë me nënën e saj, një nga aktoret italiane më të njohura në botë.. Ndonëse Deva ka edhe nga tiparet e babait, regjisorit të famshëm francez Vincet Cassel. 18-vjeccarja përmes dukjes së saj arrin të tërheq vëmendje kudo shkon dhe janë të shumtë ata që e etiketojnë si supermodelen e ardhshme.