18-vjeçarja maturante e Petro Nini Luarasit ka pranuar se ka bërë telefonatën dhe i ka kërkuar të atit shumën prej 400 mijë euro, por duke pretenduar se e gjithë kjo histori ka qënë në kuadrin e një shakaje.
Por nga ana tjetër versioni i të dashurit të saj Orion Hoxha e bën më pak të besueshme shakanë dhe hedh dyshime në vërtetësinë e saj. Hoxha sipas policisë rezulton të jetë organizatori i pengëmarrjes së sajuar në mënyrë që të përfitonte shumën e parave për të hapur një lokal.
Ideja e shakasë sipas policisë mund të jetë edhe një sajesë e të dashurit të vajzës që ndoshta ia ka bërë si lojë rrëmbimin e sajuar me kërkesën 400 mijë euro. Megjithatë 18-vjeçarja nuk duket se do t’ia hedhë me shakanë kësaj historie, ajo pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë bashkë me të dashurin.
Nensi Çobo dhe Orion Hoxha u arrestuan të shtunën pas denoncimit të babait të vajzës. Fillimisht mësohet se vajza ka telefonuar të ëmën dhe i ka thënë se I kishte shpëtuar rrëmbyesve e më pas të atin ku ka përcjellë kërkesën e rrëmbyesve të supozuar për t’u këmbyer me 400 mijë euro
(Në foto Nensi Çobo)
Redaksia online
(S,.M/shqiptarja,com)