Ajo është vajza e dy aktorëve të famshëm si Bruce Willis dhe Demi Moore, kështu që nuk është çudi që kërkon të gjithë vëmendjen mbi vete edhe në evente të mëdha.

Mbrëmjen e djeshme Rumer Willis u shfaq mjaft ekstravagante në eventin “Elle Women in Music” e veshur me një fund të hapur në pjesën anësore, i cili ekspzonte mbathjet e saj në ngjyrë pink.

Sigurisht që nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e paparacëve dhe njerëzve të pranishëm në event me format e saj seksi, të cilat ekspozoheshin më së miri me veshjen që kishte zgjedhur.

rumer willis

Më pas ajo tregoi edhe aftësitë e saj si DJ teksa u afrua të performonte ashtu siç bën zakonisht dhe Paris Hilton.

Në këtë event ishin të pranishëm mjaft emra të njohur të ekranit.

(b.t/shqiptarja.com)