KORÇË- Një inspektor tatimesh është vënë në hetim, pasi dyshohet se ka kërkuar favore seksuale nga nja vajze në këmbim të punësimit.
Burimet i thanë Shqiptarja.com, se zyrtari A.M. është denoncuar në polici nga një vajzë, identiteti i së cilës nuk bëhet publik për shkak të ruajtjes së anonimatit. Vajza pretendon se A.M. i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit.
Lidhur me këtë Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet.
Komento