Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka nisur prej kohësh një marrëdhënie tjetër romantike dhe vetëm tani u bënë publike disa prova për ta vërtetuar atë. ‘IconStyle’ ka siguruar disa foto të saj me partnerin e ri teksa ecin të dy në rrugët e zonës së ish-Bllokut, ku Megi banon. Sipas tyre, lidhja mes saj dhe djaloshit ende të panjohur ka nisur prej kohësh dhe tani është konsoliduar e ka kaluar në stadin e bashkëjetesës.
Kujtojmë se Megi ka qenë për shumë vite e lidhur me këngëtarin Luiz Ejlli, nga i cili u nda në 2017-ën dhe të dy njoftuan pa zbuluar shumë detaje që nuk ishin më bashkë. Komentet për atë marrëdhënie qenë të rralla, por një nga ato që bëri bujë ishte ai i këngëtarit, i cili në një intervistë e konsideroi lidhjen me vajzën e ish-kryetares së Kuvendit si një ‘flluskë sapuni’.