Bota ndonjëherë është me të vërtetë e vogël, e aq më shumë në një vend si Shqipëria. Në foto shohim Kryeminsitrin e vendit Z. Sali Berisha së bashku me Lorin, vajzën e pronarit të ndjerë të televizionit Top Channel.

Ata janë takuar në të njëjtin avion, ku Kryeministri po udhëtonte për në Samintin e Romës, ndërsa Lori për në Itali ku dhe banon.

Ajo është vajza më e madhe e të ndjerit Dritan Hoxha, i cili e kishte pagëzuar biznesin e tij të kafes me emrin e saj.

Hoxha ka gjetur vdekjen më 23 Maj të vitit 2008, në një aksident automobilistik .

(xh.k/shqiptarja.com)