Vajza e Namik Dokles: Mësova të
jetoj pa ma ndjerë fare për politikën

Vajza e Namik Dokles: Mësova të<br />jetoj pa ma ndjerë fare për politikën
Vajza e deputetit Namik Dokle ka komentuar mos bërjen pjesë të babait të saj në listat e deputetëve për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Anika Dokle, e njohur si një kritike e madhe e kryeministrit Rama është shprehur se të dish të dalësh nga politika në kohën e duhur është privilegj i të mençurve gjithashtu ka rrëfyer edhe se çfarë ka mësuar nga të pasurit një baba politikan.
 
Sipas saj, politika dhe më të “kulluarin” e bën pis e për këtë arsye ajo shprehet se ka mësuar të jetojë pa “ia ndjerë” për politikën si privilegj.
 
“Çfarë me mësoi të paturit një baba politikan ndër vite?
Të ndërtosh reputacionin familjar dhe shoqëror nëpërmjet politikes është shumë e vështirë. Edhe më të kulluarin e bën “pis” politika. Politika është më e bukur kur ka garë dhe debat. Politika bëhet me shokë dhe jo ortakë. Këta të fundit bëjnë biznes. Çdo përpjekje për liri dhe demokraci është e vyer; me e vyera ndër to qëndresa!
Politika nuk ka memorie. Të dish të dalësh nga politika në kohën e duhur është privilegj i të mençurve.
Dhe e fundit, mësova të jetoj mes punës dhe njerëzve të thjeshtë, pa ma ndjerë fare për politikën si privilegj!!”,
shkruan Dokle.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën