Gjatë eventit “Super Bowl” është shfaqur promoja e filmit “Fast And Furious 7” dhe kaq ka mjaftuar që vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker të publikojë në faqen e saj në Instagram një foto mjaft prekëse.

Meadow Walker ka publikuar një foto ku ajo është ende foshnje në krahët e të atit duke shkaktuar mjaft reagim.

16 vjeçarja nuk është shumë aktive në Instagram por gjithnjë postimet e saj kanë lidhje me babanë e saj i cili ndërroi jetë në një aksident automobilistik më 30 dhjetor të vitit 2013.








Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/3