Vajza e shpërfytyruar pasi leu 
flokët në shtëpi: “Mund të vdisja”

Vajza e shpërfytyruar pasi leu <br />flokët në shtëpi: “Mund të vdisja”
Para 3 vitesh Dinya Rasool kishte lyer flokët në shtëpi, por fytyra i ishte fryrë si tullumbace. Kjo ndodhi pasi ajo vendsoi të lyente vetë flokët, ndonëse nuk kishte bërë testin alergjik që mjeku i kishte rekomanduar. Dhe rezultati ishte shkatërrues.
 
“Dukesha si mostër”, thotë 18 vjeçarja Rasool, teksa kujton ato momente dramatike kur ra pre e një alergjie të fortë nga boja e flokëve.  “Rrezikova të vdisja”, ka thënë Rasool për Mirror.
 
Fillimisht ajo është dërguar në spital, ku iu nënshtrua një kure të fortë me morfinë. “ Fryerja ishte aq e madhe sa nuk arrija as të flisja” , shprehet Rasool. Iu desh rreth një muaj që fytyra t’i rikthehej në gjendjen normale.
 
Frika nga një tjetër alergji, e mbajti vazjën 3 vite larg bojës së flokëve. Por më pas ajo vendosi që ta provonte sërish. Edhe këtë herë pa bërë testin alergjik duke menduar se faji ishte I amoniakut. Kështu vendosi që t’I lyente flokët me bojë pa kimikate.
 
Por reaksioni ishte akoma më i rëndë si ai i pari. Sytë iu mbyllën dhe nga koka filloi t’I rridhte qelb. Gjëndrat ishin fryrë tejmase dhe mezi merrte frymë. Dhe sipas mjekëve, nëse ajo nuk do të ishte kuruar në kohë, do të rrezkonte jetën.
 
“ Kur e pashë veten time në pasqyrë ia plasa të qarit dhe u betova që nuk do t’I lyeja më kurrë. Në fund rezultatet e analizave alergjike  evidentuan që ajo ishte intolerante ndaj para-fenilendiamminës, një agjent që gjenden në bojën e flokëve.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos