Vajza e Soleimanit: Hej Trump, ti je simbol i budallallëkut dhe një lodër në duart e sionisteve

Vajza e Soleimanit: Hej Trump, ti je simbol i budallallëkut dhe një lodër në duart e sionisteve

Vajza e gjeneral Soleimanit, i vrarë të premten gjatë një sulmi amerikan me raketa, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të përballen me ditë të zeza për vrasjen.

“Hej, i çmenduri Trump, ti je simbol i budallallëkut dhe një lodër në duart e sionisteve. Mos mendo se me vrasjen e babait tim mori fund gjithçka”, tha ajo.

Kërcënimeve të Iranit, Presidenti amerikan iu përgjigj me një postim në Twitter.

“Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen shumë shpejt dhe ashpër në mënyrë disproporcionale”, shkroi Trump.

Një turmë oqeanike, e cila pushtoi të gjitha sheshet kryesore të Teheranit, i dha lamtumirën e fundit gjeneralit të Forcave Quds, Qassem Soleimani, i vrarë të premten e kaluar në një sulm amerikan në Bagdad.

Mbi trupin e Soleimanit, lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u lut mes lotësh dhe premtoi se SHBA do të përballen me një Vietnam të dytë.

Manifestuesit kanë bërë thirrje që çdo iranian të jepte një dollar për të mbledhur një dhuratë prej 80 milion dollarësh për tja dhënë kujtdo që do të dorëzojë kokën e "burrit të çmendur me flokë të verdhë", duke aluduar për Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e gjeneralit.


Lajmi kryesor:

Teheran, miliona njerëz i japin lamtumirën gjeneralit të vrarë, ofrohen 80 milion dollarë për 'kokën' e Trump


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot