Një vajzë tashmë e njohur për publikun që pas 21 janarit sepse aty i vranë të atin Ziver Veizi. Atëherë ajo ishte 11 vjeç, ndërsa tani duket se është rritur para kohe dhe mendon si një e rritur. Në një intervistë për gazetën Dita, ajo thotë se do të donte të dëgjonte nga Edi Rama, të njëjtin premtin që bëri Erion Veliaj për një gjobë të vendosur ndaj Partisë Demokratike.
“Më bëri përshtypje një deklaratë e Erion Veliaj, që tha se nuk e mbyll mandatin pa i marrë gjobën e protestës PD-së. Sa mirë do ishte që kryeministri dhe të tjerët të thoshin po me kaq vendosmëri: nuk e mbyll mandatin pa u dënuar vrasësit e 21 janarit”, thotë Ana, e cila megjithatë, është e bindur se një ditë drejtësia do të vihet në vend.
Ka marrë leje sot në shkollë për të qenë në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit organizuar nga qeveria. Sytë e thellë dhe jeshil të ftojnë në një botë me trishtim.
Është viti i pestë që vjen në Bulevard dhe vendos lule poshtë dritares së Kryeministrit, aty ku Garda e Republikës i ekzekutoi të atin. Po ashtu, është viti i pestë që i premtohet drejtësi.
E heshtur dhe e ndrojtur Ana ka pak për të thënë,Shkojmë bashkë në pllakën e bronztë që shkëlqen mes mijëra pllakave gri të bulevardit.
Vajza 16 vjeçare e Ziver Veizit qëndron në gjunjë, gojë kyçur pranë vendit ku babai i saj mori frymë për herë të fundit. Unë jam skeptike dhe i them Anës që urdhëruesit e vrasjeve ndoshta nuk do dënohen kurrë.
Ana thotë se ka ndjesinë që nuk do mbyllet kështu. “Do studiojë drejtësi, një ditë do të me jepet mundësia t’i afrohem kësaj dosje, jo vetëm për babin tim, por edhe për të tjerët që u vranë atë ditë”
I ka bërë përshtypje një lajm portalesh ku citohej Erjon Veliaj të thoshte që “nuk e mbyll mandatin pa i marrë gjobën e protestës PD-së”.
Sa mirë do ishte që kryeministri dhe të tjerët të thoshin po me kaq vendosmëri “nuk e mbyll mandatin pa u dënuar vrasësit e 21 janarit”. Na tregon së është përshëndetur normalisht me kryeministrin, gjatë ceremonisë së pritjes me familjarët e viktimave.
Thotë që kryeministri i ka ndihmuar. Pohon se falë tij ajo ndjek një kolegj privat në Durrës (është gjimnaziste e vitit të parë) kurse vëllai i madh, Kejdi studion në një Akademi Ushtarake në Turqi. Kryeministri është interesuar për bursat e të dyve dhe për punën e nënës në bashkinë e Fierit.
Ngjitemi të dyja në bar-kafenë e katit të dytë të Kullave Binjake. Që aty sheh karafilat e kuq që ka vendosur në hyrje të godinës qeveritare.
Me po ata sy të përhumbur hedh vështrimin në dritaren nga u nis plumbi që i shpoi gjoksin Ziverit.
“Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. E pamë të gjithë në TV vrasjen. Ata plumba nuk ranë nga qielli”…/Dita
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com