Komandanti i Shtetit Islamik i njohur me nofkën "Abu Anas" është qëlluar për vdekje nga një grua irakiane pasi e kishte përdhunuar. Abu Anas e kishte detyruar gruan të kryente marrëdhënie seksuale edhe me komandantë të tjerë të ISIS, gjë që e kishte rritur edhe më shumë urrejtjen nga ana e saj.
Sipas Zëdhënësit të Partisë Demokratike Kurdistane, Saeed Mamouzini, komandanti mendohet të jetë qëlluar të shtunën në afërsi të qytetit të Mosulit. Ende nuk ka informacion lidhur me fatin e gruas që është hakmarrë ndaj Abu Anas, ndërsa dihet se ISIS tregohet i pamëshirshëm me këdo që del kundër vullnetit të tyre.
Në gusht, një terrorist i ISIS ekzekutoi 15 femra pasi kishin refuzuar të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com