Vajza nga Përmeti i shprehu dëshirën se do të bëhet prokurore, Soreca e fton në zyrë: Të rinjtë e sotëm shqiptare janë qytetarët e ardhshëm të BE-së

Vajza nga Përmeti i shprehu dëshirën se do të bëhet prokurore, Soreca e fton në zyrë: Të rinjtë e sotëm shqiptare janë qytetarët e ardhshëm të BE-së

Esmeralda dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Esmeralda, vajza nga Përmeti e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore, ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Sorecës, do të nisë studimet për juridik, për të kontribuar në forcimin e Fuqisë së Ligjit në Shqipëri.

Ka qenë kryediplomati i BE-së, i cili e ka ftuar të renë në zyrë, ku kanë diskutuar për të ardhmen e saj, dhe nënvizon se do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me të gjatë studimeve të saj. Soreca thekson se me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur.

Në fund të shqimit të tij ambasadori i BE thotë se të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të BE-së.

‘Gjatë ‘Javëve të Evropës2021’, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian’- shkruan Soreca.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 22/06/2021 04:12

    Tani mbas rreth 100 vitesh une personalish e kam dhe bindjen time qe eurpa po forcon kurvellekun e saj. O shqipatar zgjohuni. Harrojeni europen. Nuk na ka dash dhe ne nuk e duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja