Vajza që hante fastfood për 20 vite
ndryshon regjim pasi hipnotizohet

Vajza që hante fastfood për 20 vite<br />ndryshon regjim pasi hipnotizohet
Një 21-vjeçare me profesion parukiere arriti të heqë dorë më në fund pas 20 vjetësh nga ushqimet e shpejta, të thata dhe me yndyrë.

Natasha Semedo pasi ka shpenzuar mbi 40,00 paund në fast-foode dhe nuk ka ngrënë KURRE ushqim tjetër, arriti pas shumë përpjekjesh të hajë një vakt normal, pasi u hipnotizua për të ndryshuar regjimin e saj.

Semedo vuante nga një ç'rregullim në të ushqyer që kur ishte fëmijë. Ajo ka rrëfyer se i vinte gjithmonë turp kur njerëzit e shihnin duke ngrënë vetëm një kategori ushqimesh (fast food) dhe i vinte për të qarë kur shihte në tryeza të ndryshme ushqime të ndryshme nga ai që ajo ishte mësuar të hante.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo nuk hante kurrë ushqimet që gatuante mamaja e saj, gatuante diçka vet, ose porosiste pica në shtëpi. Me kalimin e kohës 21/vjeçarja filloi ta vuante realisht problemin e saj dhe fobiën që kishte për të provuar ushqime të reja.

Pasi u konsultua me mjekun që edhe e shëroi, Natasha kuptoi se problemi i saj lidhej me një frikë të krijuar që në fëmijëri, kur trupi mësohet me diçka dhe nuk mundet dhe nuk do të provojë diçka të re.

Tani pas seancave terapeutike Semedo ndihet më mirë me veten dhe nuk ka frikë të flasë për problemin e saj me personat që e rrethojnë.
semedo
semedo
semedo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur