Vajzat e zhdukura, 20 kg vaj
ulliri për të djegur shtëpinë
Një sasi prej 20 kg vaj ulliri dhe një bombël gazi është përdorur me qëllim djegien e banesës të familjes Kajtazi në Durrës.
TIRANE- Një sasi prej 20 kg vaj ulliri dhe një bombël gazi është përdorur me qëllim djegien e banesës të familjes Kajtazi në Durrës. Ky ka qenë konkluzioni i ekspertëve kriminalë të cilët pas kryerjes së verifikimeve, pohuan se autorët ose të dyja motrat kanë përdorur një sasi të madhe vaji që kryefamiljari e kishte blerë pak ditë më parë për përdorim shtëpiak.
Ka qenë pikërisht zjarrëvënia e vajit ajo që ka sjellë më tepër dëmtime në banesë, ndërkohë që fatmirësisht nuk është arritur të marrë zjarr bombola e gazit, pasi mund të kishte më tepër dëmtime në orenditë shtëpiake. Sipas policisë Orialda Kajtazi dhe motra tjetër e mitur 14 vjeç, kishin derdhur në kuzhinë 20 litra vaj ulliri që familja kishte blerë para pak kohësh dhe pranë tij kishin vënë një bombul gazi në mënyrë që ajo të shpërthente pasi t’i vinin zjarrin.
Motrat Kajtazi morën me vete mbi 5 milion lekë dhe prej katër ditësh rezultojnë të zhdukura. Ato akuzohen për disa vepra penale dhe destinacioni i tyre, do të jetë burgu pasi deri më tani prokuroria ka ngritur akuzën e ‘Shkatërrimit të pronës me zjarr”, dhe “Vjedhjes”.
Në jug të ShqipëriPrej disa ditësh policia e Durrësit nuk ka një të dhënë të saktë mbi vendndodhjen e dy motrave, ndërkohë që nga qelizat telefonike ato rezultojnë në zonën bregdetare të jugut. Verifikime janë kryer dhe në sistemin TIMS, por motra më e madhe Orialda Kajtazi e cila rezulton të ketë pasaportë nuk ka kaluar asnjë pikë kufitare të vendit. Nisur nga kjo situatë policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e policisë së Vlorës dhe asaj së Sarandës me qëllim kryerjen e kontrolleve në disa hotele të zonës, ku mendohet se strehohen dy motrat.
Pas largimit nga banesa ato kanë marrë dhe një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra. Hetuesit, në të njëjtën kohë kanë shoqëruar disa persona të tjerë, që besohet se kanë qenë edhe nxitësit e tyre. Por ndërkohë kanë dalë edhe detaje të reja mbi planin e Orialda Kajtazit, 18 vjeç, dhe motrës së saj të vogël, 14 vjeç për të hedhur në erë shtëpinë. Sipas policisë Orialda Kajtazi dhe motra tjetër e mitur 14 vjeç, kishin derdhur në kuzhinë 20 litra vaj ulliri që familja kishte blerë para pak kohësh dhe pranë tij kishin vënë një bombul gazi në mënyrë që ajo të shpërthente pasi t’i vinin zjarrin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2015Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01