Një çezmë e re publike me tre burime ujë të pijshëm është vendosur në qendër të fshatit Novosej të Kukësit, duke u kthyer në një pikë freskimi për banorët dhe turistët që vizitojnë zonën në ditët e nxehta të gushtit. Nisma është financuar nga një banor i fshatit, me dëshirën për të rikthyer jo vetëm një burim uji, por edhe një pjesë të historisë dhe traditës së Novosejit.
Kryeplaku i fshatit, Mahmut Noka, kujton se deri në vitet '90 pranë çezmës ndodhej "Guri i Beqarëve". Aty mblidheshin të rinjtë, bisedonin, luanin me topa bore gjatë dimrit dhe njiheshin me vajzat që vinin për të mbushur ujë. Shumë nga ato njohje, thotë ai, u kurorëzuan më vonë me martesë.
“E gjithë rinia u mblidhnim dhe luanim me topa bore. Edhe vajzave iu gjuanim me topa bore kur donim të njiheshim me to” thotë ai.
Edhe pse vete nuk e njohu bashkeshorten tek cezma, ai rrefen nje histori te bukur ku djemtë ngjiteshin me shkallë te dritaret e vajzave.
“Unë nusen e kam gjetur me shkallë në Shishtavec. Shkoja çdo ditë ndryshe çmendesha. Ajo e kishte shtëpinë në kat të dytë dhe unë ngjitesha në shkallë. Dy vjet zgjati kjo dhe unë më pas e grabita’ thotë Noka
Banorët shpresojnë që kjo hapësirë prane çezmes të rikthehet sërish në një vend takimi edhe pse sot fshati është boshatisur nga të rinjtë.











Komente
Komento