Vakancat në gjykatën e Elbasanit nga shkarkimet e Vettingut, gjyqtarët të mbingarkuar! Gjatë 2023-shit, 1 mijë dosje për secilin prej tyre

Gjykata e Elbasanit po punon me vetëm 5 gjyqtarë nga 18 që duhet të kenë në organikën e plotë të saj.

Situata e krijuar nga shkarkimet apo pezullimet e vettingut, ka sjellë mbingarkesë për gjyqtarët e mbetur dhe zvarritje të proceseve për qytetarët. Kryetari i dhomës së avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja thotë se gjykata formon vetëm një trupë gjykuese me tre anëtarë ndërkohë që fluksi është tepër i lartë.

“Gjykata e Elbasanit formon vetëm një trupë gjykuese me 3 gjyqtarë”- u shpreh Demir Çiftja nga Dhoma e Avokatisë në Elbasan.

Zyra e kancelarit në gjykatën e Elbasani, tha për Report TV, se vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2023, rezultojnë 4401 çështje në shqyrtim. Në këtë periudhë gjyqtarët e Elbasanit kanë shqyrtuar mesatarisht secili nga 978 çështje, për shkak se kryetarja e gjykatës angazhohet në vetëm gjysmën e ngarkesës me gjykime. Sipas Gjykatës nga 1 janari deri në 5 qershor 2023, në sekretari janë regjistruar 3533 çështje të reja.

Zvarritja e proceseve dhe vonesat në dhënien e vendimeve, sipas avokatëve, shpesh shkaktojnë irritim tek qytetarët.

“Për vonesat në procese dhe në zbardhjen e vendimeve, qytetarët po u drejtohen avokatëve duke u kërkuar llogari përse po shtyhen gjyqet”-shtoi Çiftja.

Dhoma e avokatisë ka njoftuar Këshillin e Lartë Gjyqësor, por përgjigja ka qenë se prurjet e vetme priten ose nga Shkolla e Magjistratuës ose nga gjykatat e rretheve që shkrihen si pasojë e reformës.

“KLGJ na ka thënë se po e ndjek me vëmendje punën e gjykatës Elbasan. Emërimet bëhen sipas ligjit, ata që vijnë vetëm nga Shkolla e magjistratuiës ose gjykatat që janë mbyllur nga reforma gjyqësore”-nënvizoi ai.

Një tjetër pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj është edhe kohëzgjatja e vendimeve në Kolegjin e Apelimit, KPA, pasi gjyqtarët e shkarkuar në shkallë të parë nga KPK, pezullohen nga detyra por mbeten në organikë me 70 për qind të pagës ndërkohë që nuk janë efektiv në punë pasi nuk kanë të drejtë të marrin vendime.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia