Shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat  por edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave në sistemin tonë të drejtësisë.

Report Tv ka siguruar draftin e të gjitha propozimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë çështje por edhe problematikave të tjera në sistemin e drejtësisë.

KLP kërkon që magjistratët të bëjnë 2 vite shkollë e të futen në punë me vitin e 3, praktikë e paguar. Këtë iniciativë për reduktimin në periudhë trazitore të magjistraturës mga 3 në dy vite e ka deklaruar në intervistën e tij te parë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla për Report Tv. Një tjetër ndryshim i kërkuar është edhe e drejta e anëtarëve jo magjistratë të KLP për tu bëre pjesë e sistemit të drejtësisë. Aktualisht ky draft ndodhet në Parlament dhe ende s’ka marrë përgjigje.

(Kliko këtu për propozimet e KLP për ndryshimet ligjore)