Vaksina anti-COVID/ Në 7 ditët e para u vaksinuan 405 personel mjekësor! Brenda janarit pritet mbërritja e 10 mijë dozave nga Pfizer

Procesi i vaksinimit anti-COVID i personelit shëndetësor në Shqipëri vijon normalisht.

Në 7 ditët e para në vendin tonë janë vaksinuar në total 405 personel shëndetësor në të 4 spitalet të posaçme COVID.

Gjatë këtij procesi nuk ka pasur probleme pas injektimit, për personelin e vijës së parë në përballje me COVID.

Report Tv mëson se të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë kanë pranuar të vaksinohen sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.

Shqipëria filloi procesin e vaksinimit më 11 janar me 975 dozat e para të Pfizer. Kryeministri Rama u shpreh se këto ishin dhuratë nga një vend mik, emrin e së cilës nuk e bëri të ditur. Ndërkohë vendi ynë është në pritje 10.000 dozave të vaksinës nga marrëveshja me Pfizer të cilat do të mbërrijnë brenda muajit janar.

Vetëm dy ditë më parë, ministrja Ogerta Manastirliu tha gjatë një deklarate për shtyp se Shqipëria po pret përgjigje dhe nga COVAX për mbërritjen e 300 mijë dozave të tjera duke e çuar numrin në total në 800.000. (500.000 doza nga Pfizer + 300.000 nga COVAX).

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë