Vaksina antiCovid/ Rusia shet 200 milionë doza të ‘Sputnik V’

Vaksina antiCovid/ Rusia shet 200 milionë doza të ‘Sputnik V’

Meksika, Brazili dhe India kanë parablerë rreth 200 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V .

Sipas autoriteteve, priten që porosi të tjera blerje të vijnë së shpejti nga shtatë vende në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë.

Autoritetet shëndetësore pranë Kremlinit zyrtar  u shprehën se "Për arsye politike, vendet e BE dhe SHBA-ja po përpiqen të mbështesin vaksinat e tyre dhe të parandalojnë blerjen e vaksinës ruse".

Dje Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia ka gati një tjetër vaksinë antiCovid dhe së shpejti do ta regjistrojë atë te autoritetet përkatëse

Sipas agjencisë garantuese të konsumatorit Rospotrebnadzor, regjistrimi i vaksinës së dytë do të bëhet deri më 15 tetor.

Autoritetet ruse raportuan sot se në vend u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit 6595 raste të reja infeksioni dhe 149 viktima.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me infeksionin e koronavirusit, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 1 milion e 128 836 kurse totali i viktimave numërohet në rreth 20 mijë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dino: 25/09/2020 04:46

    do te thosha me mire te behet 10% qe edhe Shqiperia te kete 3-4 parti si gjithe bota!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë