‘Vaksina e AstraZeneca mbron edhe të moshuarit’, kreu i Shoqatës së Imunologjisë gjermane: Merkel duhet ta bëjë live atë dhe të lejojë përdorimin e saj

‘Vaksina e AstraZeneca mbron edhe të moshuarit’, kreu i Shoqatës së Imunologjisë gjermane: Merkel duhet ta bëjë live atë dhe të lejojë përdorimin e saj

'Vaksina e AstraZeneca mbron edhe të moshuarit,  prandaj Gjermania të rekomandojë përdorimin edhe për mbi 65-vjeçarët', kështu u shpreh në një intervistë për BBC, Carsten Watzl, kreu i Shoqatës Gjermane për Imunologji. Ai tha se Gjermania duhet të ndryshojnë vendimin e tyre për të mos rekomanduar këtë vaksinë për njerëzit e moshuar.

Shefi i Shoqatës Gjermane të Imunologjisë i bën thirrje autoriteteve të ndryshojnë mendje lidhur me vaksinën e AstraZenacas duke lejuar aplikimin e saj, edhe tek personat mbi 65 vjeç. Sipas tij kancelarja Angela Merkel duhet të marri vaksinën livë në televizion për të provuar sigurinë e saj, e cila refuzoi ta bëjë vaksinën e AstraZeneca.

Gjermania është një prej disa shteteve të BE që janë shprehur skeptikë lidhur më efikasitetin e vaksinës tek mosha e tretë. Gjithashtu presidenti francez Emanuel Macron tha në janar se vaksina e AstraZenecas ishte gati e paefektshme tek të moshuarit, një pretendim ky i hedhur poshtë nga Britania e Madhe dhe vetë kompania.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!