Vaksinat COVID-19/ OBSH: 90% e vaksinave janë kryer në vendet më të pasura

Vaksinat COVID-19/ OBSH: 90% e vaksinave janë kryer në vendet më të pasura

Sipas të dhënave të  OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) deri tani nëntë në 10 vaksinime të korona virusit kryhen në vendet më të pasura.
Më shumë se 50 milion injeksione janë administruar tashmë në të gjithë botën, por shumica dërrmuese e tyre kanë qenë në vendet me të ardhura të larta, me Amerikën e Veriut dhe Evropën që kryesojnë.

Ndërsa vendet si Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A. kanë vaksinuar përkatësisht 54%, 13% dhe 9% të popullsisë së tyre (me një dozë), shumica dërrmuese e kombeve në Afrikë nuk kanë filluar ende programet e tyre të vaksinimit.

Të hënën, zëdhënësja e OBSH Margaret Harris tha se vetëm dy vende të klasifikuara me të ardhura të ulëta ose të mesme kishin filluar vaksinimin e popullsisë së tyre.
Ajo i theksoi se ishte jetike që të gjithë të merrnin sa më shpejt injeksionin pasi "kjo pandemi do të vazhdonte nëse nuk veprohej njëkohësisht në të gjithë botën".
Izraeli kryeson listën  për vaksinimin e popullsisë së tij, ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë vaksinuar rreth 3 milion njerëz, ose 33% të popullsisë.

Shumë vende po mbështeten në skemën COVAX, e cila po drejtohet nga OBSH, BE dhe organizata të tjera, me doza që akoma duhet të shpërndahen nga skema, shumë prej këtyre vendeve nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të presin, ndërsa të tjerët vazhdojnë me programet e tyre .

Harris tha se OBSH po merr furnizime përmes skemës COVAX dhe ato do te jenë ta gati në javët e ardhshme të shkurtit. Ajo përsëriti paralajmërimet rreth disa vendeve që mbeten pas në procesin e vaksinimit - dhe se si kjo mund të zgjasë  pandeminë për shumë kohë, për shkak të shfaqjes së llojeve të reja të COVID-

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh