Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër Covid-19
Zemaj u shpreh se po punohet që të sigurohen vaksinat, të cilat sipas tij, do të jepen falas për qytetarët e Kosovës.
“Jemi në hapa konkret dhe që mendojmë të realizueshme nëse vaksina hidhet në përdorim që edhe ne do ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima dhe 99 raste të reja infeksioni.
Numri total i rasteve pozitive është rritur në 12.547 që prej fillimit të pandemisë kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi ka shkuar në 480.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe152 pacientë teksa numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 8657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3410
Komente

