Vaksinat Pfizer, AstraZeneca mbrojnë nga varianti Delta dhe Alpha i koronavirusit

Vaksinat Pfizer, AstraZeneca mbrojnë nga varianti Delta dhe Alpha i koronavirusit

Foto ilustruese

Varianti Delta u identifikua për herë të parë në Indi dhe sipas raportimeve është dyfish më i transmetueshëm, ndërsa varianti Alpha u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit e Shëndetit Publik në Skoci dhe Universitetin e Edinburgut, MB, zbuluan se vaksina Pfizer-BioNTech janë efektive në mbrojtjen kundër variantit Delta.

Analiza përfshiu periudhën nga 1 Prilli deri më 6 Qershor 2021, për shpërndarjen demografike të rasteve.

Ekipi analizoi 19.543 infeksione të konfirmuara të SARS-CoV-2, nga të cilët 377 u shtruan në spital për COVID-19 në Skoci.

Rreth 7.723 raste infektimi dhe 134 shtrime në spital u zbulua se kishin variantin Delta të koronavirusit.

Studimi i revistës Lancet zbuloi se vaksina Pfizer është 92% efektive në mbrojtjen ndaj variantit Alpha dhe 79% mbrojtjen kundër llojit Delta, dy javë pas dozës së dytë.

Vaksina AstraZeneca, është 60% efektive në mbrojtjen ndaj variantit Delta, ndërsa  73% efektive në  mbrojtjen ndah variantit Alpha.

Ata gjithashtu zbuluan se dy doza të vaksinës ofrojnë mbrojtje shumë më të mirë kundër variantit Delta krahasuar me një dozë të vetme.

"Të dy vaksinat Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech COVID-19 ishin efektive në zvogëlimin e rrezikut të infeksionit SARS-CoV-2 dhe shtrimin në spital COVID-19 tek njerëzit e ifektuar me variantin Delta," shkruhet në studim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut