Vaksinat, skema
e re për 2012

Vaksinat, skema<br />e re për 2012
TIRANE- Vaksinat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e popullatës pasi ato parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Në varësi edhe të politikave shëndetësore të një vendi, të gjithë individët e popullatës duhet të bëjnë vaksinat e detyrueshme për kategorinë e tyre pasi në të kundërt, në një moment të caktuar kohe, ata mund të kthehen në portatorë dhe burim infeksioni për pjesën tjetër të popullatës.
Virusi human i papilomës
Vaksina e virusit human të papilomës nuk rekomandohet tani vetëm tek seksi femër. Duket se rekomandimet janë shtrirë në të dyja gjinitë sidomos nga mosha 11vjeçare deri në atë 21 vjeçare. Në raportet me partnerë të së njëjtës gjini edhe tek meshkut, këshillohet që vaksina të bëhet edhe pas moshës 26 vjeçare.
Hepatiti B
Rekomandimet e reja për vaksinat e virusit të hepatitit B përfshijnë të gjithë ata individë të cilët janë diagnostikuar me diabet përpara moshës 60 vjeçare. Mendohet që midis moshës 23-59 vjeç këta individë kanë një risk të lartë për të zhvilluar simptomat e hepatit B si rezultat i uljes së forcave imunitare.
Difteria, tetanozi dhe kolla e mirë
Rekomandimet për këtë vaksinë kanë të bëjnë me rritjen e mbrojtjes ndaj Kollës së mirë. Mbrojtja e fëmijëve të mosha pedriatike realizohet me efektshmëri të lartë nga vaksnimi i pjesëtarëve të familjes duke përfshirë edhe ata mbi 65 vjeç. Ndyshimet në skemat e reja përfshijnë imunizimin e nënave shtatzëna të cilat mund të kalojnë në gjakun e fetusit të tyre antitrupat kundër mikroorganizmit.
Gripi
Në rekomandimet e fundit, alergjia ndaj vezës nuk përbën më një kundërindikim ndaj vaksinës së gripit. Gjithsesi këta individë duhet të vaksinohen vetëm me formën inaktive të virusit pasi u studiua vetëm kjo formë. Çdo kush mbi 6 muajsh duhet të vaksinohet kundër gripit, duke përfshirë këtu edhe punonjësit e shëndetësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza