Vaksinë me detyrim, studentët të ndarë: Më mirë humbasim vitin! Disa kërkojnë të vaksinohen: Duam të jemi në auditore

Për të hyrë në auditore, studentët duhet të kenë pasaportë vaksinimi. Por shumë prej tyre shprehen skeptik, ndërsa ka nga ata që thonë se nëse vaksina ju bëhet me detyrim dhe nuk do të kenë një zgjidhje tjetër, do detyrohen të lënë vitin akademik.

‘Nuk e kam bërë akoma vaksinën. Mendoj që ta bëj nëse do jetë e detyrueshme për sa i përket fillimit të shkollës. Kështu që jam duk e menduar për ta bërë. Faktikisht nuk kam arsye pse nuk dua ta bëj, thjesht nuk dua ta bëj. Gjithsesi unë e kam kaluar njëherë COVID-in dhe ndaj po e mendoj. Tani po regjistrohem për herë të parë në shkenca politike. Besoj se këtë jave pasi javën tjetër vijon viti akademik. Dëshira ime është mos ta bëj, por ndihemi të detyruar’.

‘Nuk jam vaksinuar. Tani për tani jo. Nuk kam dëshirë ta bëj me thënë të drejtën, por nëse është me detyrim do ta bëj’.

‘Me këto që po dëgjojmë, është pjesa e frikës. Kemi frikë që ta bëjmë. Nuk e kam vendosur. Jam për jo. Nëse bëhet e detyrueshme nuk e di. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Jam për Filozefi. Më mirë do e lija masterin për vitin tjetër se sa të bëj vaksinën’.

‘Kam frikë ta kryej. Jo. Nuk e di çfarë do të bëj. Nuk e bëj. Ndonjë zgjidhje tjetër. Do lini mësimin? Ndoshta po’, thanë studentët.

Disa prej tyre thonë se duan që të vaksinohen edhe për faktin se u ka munguar auditori. Ndërkohë që të tjerë thonë se janë vaksinuar, për të mbrojtur shëndetin e tyre.

 ‘Të vaksinohen sepse është mirë që të gjithë të vaksinohen. Jo nuk e kam kryer vaksinën. Akoma por padyshim do ta kryej. Duhet të vaksinohem sepse më ka munguar jashtë mase mësimi në auditor’.- tha një student.

‘Jam vaksinuar. Në radhë të parë për shëndetin tim, pastaj për të tjerët’.- u shpreh një tjetër.

‘E kam bërë vaksinën. Besoj se është e nevojshme ta bëjmë vaksinën meqë është bërë disi e detyrueshme’.- tha një student.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë vaksinuar rreth 45 % e popullatës target me dozën e parë dhe 37% me dy doza.

“Sot kemi mbi 1.7 milion vaksinime të kryera. Janë vaksinuar me 1 dozë, rreth 45% e mbi 18 vjeç dhe me dy doza mbi 37% e atyre mbi 18 vjeç. Këto shifra janë sipas përcaktimit të ekspertëve dhe aspak meje, përbëjnë popullsinë target +18 vjec. Nëse përfshijmë edhe nga 1 vjeç e lart, mbulesa është mbi 35% me një dozë dhe pothuaj 29 % e vaksinuar plotësisht. Këto janë shifrat”, tha Manastirliu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktoresha e Shkencave: 07/10/2021 15:58

    Vetem ne Shqiperi pyeten analfabetet qe shkojne gjoja ne universitet a do besh apo jo vaksinen. Ky eshte shtet bananesh. Bota ka nje muaj e gjysme qe ka filluar universitetin dhe vaksinimi eshte ceshtje qe nuk diskutohet dhe nuk pyetet cdo lloj idioti qe del para mikrofonit se cfare do te bej. Ka rregulla dhe mbi bazen e tyre secili vendos te vazhdoje me to apo jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë