Delet dhe dhitë 'i bashkohen' apelit për të bërë vaksinën e koronavirusit në Gjermani - duke formuar formën e një shiringe rreth 90 metra të gjatë. Delet dhe dhitë formojnë një shiringë gjigante për të promovuar vaksinat kundër koronavirusit
Baresha Wiebke Schmidt-Kochan më 3 janar grumbulloi delet dhe dhitë dhe shpjegoi për mediat lokale se i 'joshi' kafshët përmes ushqimit.
“Delet janë kafshë kaq të pëlqyeshme – mbase ato mund ta japin mesazhin më mirë”, tha ai, sipas Associated Press.
Më shumë se 7 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në Gjermani që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, me të paktën 112,000 jetë të humbura.