Vaksinimi i fëmijëve, histori suksesi në Kosovë
PRISHTINË, 24 Prill/ATSH/.- Vaksinimi i fëmijëve është një nga historitë më të suksesshme në shëndetësinë kosovare. Kështu u tha sot në fillimin e Javës Botërore të Vaksinimit (24-30 prill 2015), që shënohet me aktivitete të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNICEF-in, OBSH-në dhe IKSHP-në. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të UNICEF-it […]
Vaksinimi i fëmijëve është një nga historitë më të suksesshme në shëndetësinë kosovare.
Kështu u tha sot në fillimin e Javës Botërore të Vaksinimit (24-30 prill 2015), që shënohet me aktivitete të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNICEF-in, OBSH-në dhe IKSHP-në.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të UNICEF-it e OBSH-së, theksuan sot progresin e arritur në Kosovë në sigurimin e të drejtës së fëmijëve për një jetë të shëndetshme përmes imunizimit, por edhe boshllëqet e mbetura për të siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës të mbulohen nga Programi Kombëtar i Vaksinimit (PZI).
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se vaksinimi është forma më e lehtë, më e lirë dhe më efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe mbrojtjen e fëmijëve. Ai tha se falë përkushtimit të institucioneve dhe punës së palodhshme të profesionistëve shëndetësor, Kosova ka arritur një shkallë të lartë të imunizimit të fëmijëve me rreth 95 për qind dhe MSH ka arritur të krijojë një stabilitet të qëndrueshëm sa i përket sigurimit të vaksinave për Programin e Zgjeruar të Imunizimit.
Ai falënderoi për këtë sukses IKSHP-në dhe partnerët ndërkombëtarë, UNICEF-in dhe OBSH-në.
Ndërsa, Laila Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, bëri thirrje për mbulimin me vaksinim edhe të fëmijëve që janë nga kategoritë e pambrojtura apo të margjinalizuara. Ajo përgëzoi institucionet dhe profesionistët shëndetësor në Kosovë për shkallën e lartë të vaksinimit të arritur, por bëri thirrje për fuqizimin e aktiviteteve për mbulim më të mirë me vaksinim të komunitetit rom, ashkali e egjiptian, duke theksuar se imunizimi është ndërhyrja më efektive për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve.
Në mbarë botën, vaksinimi kursen 2-3 milionë fëmijë çdo vit nga sëmundjet vdekjeprurëse të fëmijërisë si
fruthi, diareja dhe pneumonia./atsh/
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05