Vaksinimi i personaliteteve, Rama iu përgjigjet akuzave: E padenjë gjithë kjo stuhi! Ata kanë sakrifikuar për vlerat e shoqërisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe vaksinimin e personaliteteve duke thënë se ajo do të bëhet për ata që janë në të 80-tat. Rama tha se bëhet fjalë për disa personalitete, të cilët nisin sot të parët vaksinimin, ndërsa akuzat e opozitës  dhe presidentit Meta, kryeministri u shpreh janë stuhi të padenja, pasi këta personalitete i kanë dhënë vlera shoqërisë sonë.

"Faleminderit për pyetjen sepse më jep mundësinë të sqaroj dhe një herë tjetër që flas për personalitetet 80 vjeçare. Pra nuk bëhet fjalë për personalitetet jashtë kësaj kategorie por bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarwve me disa personalitete që janë 80 vjeçarw e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, përkujdesje për ta sepse e vë re dhe me një faraë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta, ka një moment lot derdhjeje dhe një moment rrjedhjeje fjalësh dhe fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur nëse ne do duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës dhe nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre tek njerëzit  në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo. Që do të thotë që vaksinimi ka dhe një aspekt tjetër që është sensibilizimi dhe lehtësimi i barrës psikologjike të atyre që dyshojnë tek vaksina apo mendojnë që vaksina është e dëmshme apo produkt i një konspiracioni botëror për të eliminuar gjindjen njerëzore e të tjera marrëzira si këto. Pra, fillojmë me kategorinë e 80 vjeçarëve dhe të parët, faktikisht nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë ku do të vaksinohen dhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me këta, në mënyrë simbolike, në mënyrë si të thuash shembullore për të vazhduar me të tjerët. Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do të thoja lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësinë të komunikojnë me publikun e që e shpërdorojnë rëndom këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin e tyre ndaj qeverisë, ndaj meje, por kjo nuk është e denjë mendoj unë." tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall, fajtor për politikanët e padenjë! E neveritshme stuhia opozitare për vaksinimin e personaliteteve


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave