Rama nga Elbasani: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall, fajtor për politikanët e padenjë! E neveritshme stuhia opozitare për vaksinimin e personaliteteve

“Mandati i tretë është instrumenti për të realizuar qëllimet”, u shpreh Rama.

Nga Elbasani ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët atje kryeministri Edi Rama listoi ndër qëllimet kryesore të mandatit të tretë avancimin e reformës në drejtësi. Teksa i konsideroi historike arrestimet e kryera së fundmi në rang gjyqtarësh dhe jo vetëm, Rama ka fajësuar pikërisht drejtësinë edhe për sjellje e padenjë të politikanëve ndër vite. 

“Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët. Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm. Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme dhe aspekti tjetër është si do të rrisim ne paralelisht me drejtësinë dhe mundësitë tona ekonomike duke rritur investime publike dhe investimet private dhe ato të huaja", tha Rama

Për kreun e qeverisë mandati i ardhshëm është i domosdoshëm edhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor, duke i dhënë sipas tij çdo bluze të bardhë pagën që meriton. Objektivi në këtë drejtim është Autonomia spitalore.

“ Tani duhet të hedhim këtë hap dhe funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Do të shikohet me kujdes ecuria do të nxirren të gjitha mësimet nga puna aty dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që janë në të njëjtin spital ku njëri kryen më shumë operacione e vizita dhe tjetri më pak, se si do organizohet e gjithë kjo është një temë tjetër", tha Rama.

E duke u mbetur tek sektorët prioritar pas nuk mbetet as arsimi, ku fokusi do të jetë drejtimi profesional. 4-vjeçari i ardhshëm nëse socialistët do jenë në pushtet do i hapin dyert Kolegjeve Profesionale.

“Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që  nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit", tha Rama.

Kryeministri Rama u fokusua edhe në fushën e bujqësisë, e cila do të jetë në vëmendje pavarësisht mbështetjes së dhënë në këtë 7 vite. 

“Ne sot nuk jemi më siç ishim disa vite më parë, vendi i fusnit në rajon për kapacitetin thithës së fondeve të BE për bujqësinë, por jemi vendi i parë në rajon, pasi kemi transformuar qasjen dhe mënyrën e organizmit për të adresuar këtë financim të rëndësishëm dhe kemi transformuar marrëdhënien me sipërmarrjen në fshat që kanë sjellë si rezultat projekte të besueshëm", tha Rama

Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë synimin e qeverisë për të rishikuar taksimin progresiv për pagat, teksa ironizoi programin ekonomik të PD-së duke e cilësuar aspak në përputhje me realitetin.

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
Balla: PD dhe LSI mund të pengojnë votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, çështja nuk varet nga PS (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, teksa po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan, së bashku me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe për votën e emigrantëve.

Balla tha se PS-së i ka krijuar të gjitha kushte, por shpreson që procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të mos e bllokojë PD-LSI.

‘Kuvendi e ka miratuar gjithë kuadrin ligjor të nevojshëm, i takon KQZ i cili për fat të keq u bë me atë përfaqësimin poltik. PS donte që të ishin të depolitizuar, ky është një proces që ne na intereson që edhe opozita të jetë pjesë e procesit. Frika ime është që PD-LSI kanë mundësi të bëjnë me përfaqësuesit e tyre me strukturat e tyre në KQZ për ta penguar votimin e  shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne kemi krijuar gjithë infrastrukturën e regjistrimit, ai mund të regjistrohet në portalin përkatës ku i shkon fleta e votimit dhe mund të votojë, është e parapaguar, dërgohet dhe numërohet siç ndodhi në Kosovë. Tani kjo nuk është më një çështje që varet nga ne, vullneti i PS-së është 1000% dhe duam që ato të votojnë. Ne kemi bërë edhe diçka tjetër, ne kemi krijuar mundësinë që djem e vajza të cilët janë kthyer nga emigracioni që të jetë pjesë e listave të PS-së. Kemi identifikuar shumë personazhe. PD-LSI është një hall i madh. Tani kemi rënë dakord për këtë punë dhe fillojnë bëjnë lojën e vjetër nuk e di se ku e kanë inatin me shqiptarët që jetojnë jashtë territorit, tani i mbetet KQZ të bëjë pjesën që i takon. Shpresojmë që PD-LSI të mos e bllokojë.’- tha Balla.

Ora 10:36
Rama: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall! Politikanët do ishin shumë më të përmbajtur nëse drejtësia do kishte funksionuar (VIDEO)

Rama i ka cilësuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar si 'kastë' që  e kthyen drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet dhe nëse nuk do të ishte ky abuzim i tyre politikanët nuk do të ishin treguar kaq të papërgjegjshëm. Rama tha se shteti i së drejtës  duhet të vetëdijesohet dhe nëse  do të kishte ndodhur më parë do kishim këto raste ekstreme duke iu referuar rastit të gjyqtares së Krujës,  Enkelejda Hoxhës, e cila u arrestua nga SPAK.

 "Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë të fokusohen për të parë se ajo që kemi bërë ne në këto vite për të pasur një drejtësi funksionale është historike. Është gjëja që mbase vlerësohet shumë herë më pak se ç’vlen në të vërtetë. Rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë. Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët. Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm. Mungesa e një drejtësie që mban të palëkundur gurin themeltar, ka bërë që ne të vuajmë shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat të jenë te më të dobëtit. Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Ose në shumë raste dhunuesit pasi janë dhunuar, kanë ridhunuar. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijësohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur. Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme dhe aspekti tjetër është si do të rrisim ne paralelisht me drejtësinë dhe mundësitë tona ekonomike duke rritur investime publike dhe investimet private dhe ato të huaja. Në mandatin e tretë ne do të finalizojmë disa procese të nisura prej vitesh që kërkojnë kohën e tyre. Ne po punojmë nga të katër anët dhe mendjen se po e bëjmë për fushatë. Nuk është e vërtetë pasi punët që bëjmë sot kanë nisur prej kohësh me ideimin, garën kontrata dhe nuk nis vetëm kur shikon eskalatorin në rrugë", tha Rama

Ora 10:04
Rama: Autonomia spitalore do nis në spitalin e ri rajonal të Fierit, më pas do shtrihet në të tjerat! S’do ketë nevojë për klinika private

1613900362_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se autonomia spitalore që në thelb ka pagesën e mjekëve sipas numrit të vizitave dhe operacioneve që kryen, do të nis nga spitali i ri rajonal i Fierit. Rama tha se këto do të shihet se si funksionon kjo gjë, të shihen gabimet dhe më pas do të nis aplikimi edhe në spitalet e tjera.

Rama tha se nuk do të ketë nevojë për klinika private, pasi mjekët mund të qëndrojnë dhe punojnë përtej orarit.

" Në katër vitet e mandatit të tretë e kemi të gjithë mundësinë të kalojmë spitalet në një sistem autonomie. Mos të ketë nevojë për klinika private, por në spitale të kenë mundësinë të kryejnë punë përtej orarit, përtej rrogës. Detajet e tjera mbeten për t’u diskutuar. Autonomia Spitalore është momenti për të filluar dhe zgjedhja që kemi bërë për të mos bërë hapa të gabuar që të kushtonin më shumë kohë, është që në spitalin e ri rajonal të Fierit është ta përdorim si qendrën dije dhe pilot të autonomisë spitalore duke iu referuar një prej modeleve dhe vendeve që kanë shkëlqyer në shëndetësi në dekadën e fundit dhe që kanë kaluar pikërisht nëpër këto faza dhe kanë shkëlqyer në këtë shekull. Tani duhet të hedhim këtë hap dhe funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Do të shikohet me kujdes ecuria do të nxirren të gjitha mësimet nga puna aty dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që janë në të njëjtin spital ku njëri kryen më shumë operacione e vizita dhe tjetri më pak, se si do organizohet e gjithë kjo është një temë tjetër", tha Rama.

Ora 09:40
Vaksinimi i personaliteteve, Rama iu përgjigjet akuzave: E padenjë gjithë kjo stuhi! Ata kanë sakrifikuar për vlerat e shoqërisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe vaksinimin e personaliteteve duke thënë se ajo do të bëhet për ata që janë në të 80-tat. Rama tha se bëhet fjalë për disa personalitete, të cilët nisin sot të parët vaksinimin, ndërsa akuzat e opozitës  dhe presidentit Meta, kryeministri u shpreh janë stuhi të padenja, pasi këta personalitete i kanë dhënë vlera shoqërisë sonë.

"Faleminderit për pyetjen sepse më jep mundësinë të sqaroj dhe një herë tjetër që flas për personalitetet 80 vjeçare. Pra nuk bëhet fjalë për personalitetet jashtë kësaj kategorie por bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarwve me disa personalitete që janë 80 vjeçarw e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, përkujdesje për ta sepse e vë re dhe me një faraë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta, ka një moment lot derdhjeje dhe një moment rrjedhjeje fjalësh dhe fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur nëse ne do duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës dhe nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre tek njerëzit  në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo. Që do të thotë që vaksinimi ka dhe një aspekt tjetër që është sensibilizimi dhe lehtësimi i barrës psikologjike të atyre që dyshojnë tek vaksina apo mendojnë që vaksina është e dëmshme apo produkt i një konspiracioni botëror për të eliminuar gjindjen njerëzore e të tjera marrëzira si këto. Pra, fillojmë me kategorinë e 80 vjeçarëve dhe të parët, faktikisht nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë ku do të vaksinohen dhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me këta, në mënyrë simbolike, në mënyrë si të thuash shembullore për të vazhduar me të tjerët. Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do të thoja lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësinë të komunikojnë me publikun e që e shpërdorojnë rëndom këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin e tyre ndaj qeverisë, ndaj meje, por kjo nuk është e denjë mendoj unë." tha Rama.

Ora 09:35
Rama: Nga vendi i fundit në rajon, sot vendi i parë në përthithjen e fondeve të BE për bujqësinë, falë projekteve dhe investimeve në këtë sektor

1613895141_Screenshot3.jpg

Kryeministri Rama u fokusua edhe në fushën e bujqësisë ku tha se në këtë sektor janë bërë shumë investime duke e bërë Shqipërinë nga vendi i fundit në rajon në vendin e parë që sot përthith fonde nga BE për bujqësinë.

 Parcelat ishin djerrë jo se njerëzit nuk donin të punonin por sistemit e ujitjes ishin jashtë përdorimit si pasojë e  mosmirëmbajtjes dhe pastrimit të tyre. Ne sot nuk jemi më siç ishim disa vite më parë, vendi i fusnit në rajon për kapacitetin thithës së fondeve të BE për bujqësinë, por jemi vendi i parë në rajon, pasi kemi transformuar qasjen dhe mënyrën e organizmit për të adresuar këtë financim të rëndësishëm dhe kemi transformuar marrëdhënien me sipërmarrjen në fshat që kanë sjellë si rezultat projekte të besueshëm. Rruga e bujqësisë është e vështirë dhe me sfida shumë komplekse por e hapur dhe besoj se edhe masa jonë e fundit e naftës pas asnjë taksë për fermerët do i ndihmojnë shumë për të rritur prodhimin. Ne përpara disa vitesh kishim një raport si vend 1 me 7 të eksportit-Importit. Sot eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Është përgjysmaur vlera e importeve se është rrite vlera e prodhimit në vendin tonë", tha Rama

Ora 09:30
Rama: Do krijojmë kolegjet profesionale për të aftësuar më mirë të rinjtë

1613900425_Screenshot8.jpg

Kryeministri Edi Rama foli për arsimin profesional ku tha se në këtë sektor janë bërë mjaft investime, por ka ende për të bërë. Rama tha se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohet, ndërsa shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar. Rama tha se kolegji profesional do të jetë diçka e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.

"Shkollat e arsimit profesional ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si mos më keq, nuk kishte asnjë lloj infrastrukture dhe më shumë shërbenin si rifuxho për nxënësit që shkonte në këto shkolla thjeshtë për të thënë se po e bëjmë. Ne synuam një ndryshim të sistemit, atij dual gjerman dhe më pas bënë ecjen paralele në shkollë dhe sipërmarrje që i jep mundësi që individi dhe sipërmarrja të ndërveprojë mes tyre dhe menjëherë pas shkollës ata të përfshihen në tregun e punës. Investimet janë të pamjaftueshme për të dhënë se është i plotësuar në çdo hallkë, pasi ka ende shumë për të bërë. Ajo që është inkurajuese është që nxënësit e shkollave profesionale kanë një avantazh dhe e kanë më të ehtë punësimin dhe më të shpjet se ata që mbarojnë edhe universitetet. Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që  nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit", tha Rama.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 22/02/2021 03:49

    E kemi dhe nje mogul qe e ka kapur shtetin prej fyti por do ti vije koha heret a vone. Nje teveqel, hajdut, imoral, servil e spiun sipas vaktit. Qe bredh si qen pa ere, e sot na mbiu ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave