Vaksinimi kundër COVID-19: Si të krahasojmë vendet në Evropë?

Vaksinimi kundër COVID-19: Si të krahasojmë vendet në Evropë?

Ekspertët janë të qartë: e vetmja mënyrë për të dalë nga makthi i shkaktuar nga COVID-19 është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Tani me disa vaksina të aprovuara, Evropa po rrit inokulimet kundër sëmundjes. Por kush ka pwrparuar mw shumw?

Sa përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar?

Britania e Madhe po udhëheq pjesën tjetër të Evropës në numrin e vaksinimeve, vendet e tjera janë përpara në drejtim të përqindjes së vaksinimit në raport me popullsisë së tyre. Britania e Madhe, e etur për të marrë një numër të lartë të dozave të para në sa më shumë njerëz, po pret më gjatë se vendet e tjera për të administruar të dytën. Për sa i përket numrit absolut të vaksinave, Mbretëria e Bashkuar udhëheq bindshëm e cila miratoi vaksinën e saj të parë COVID-19 më 2 dhjetor, gati tre javë para BE, po garon përpara me imunizimin e njerëzve të saj.

Përqindja e popullsisë e vaksinuar me dy doza kundër COVID-19

Malta 4.5%, Portugali 4.2%,  Belgjikë 3.6%. Republikë Çeke 3.2%, Danimarkë 3.1%, Islanda 3%, Rumania 2.9%, Irlanda 2.5%, Spanjë 2.5%, Serbia 2.5%, Polonia 2.5%, Sllovenia 2.4%, Lituania 2.3%, Qipro 2.3%, Austria 2.2%, Italia 2.2%, Gjermania 2.1 %, Greqia 2.1%, Hungaria 2.1%, Estonia 2%, Suedia 2%, Norvegji 1.9%, Sllovakia 1.8%, Franca1.8% , Finlanda %1.7, Luksembourg 1.4%,  Mbretëria e Bashkuar 0.9% Letoni 0.8% , Bullgari 0.4 %,

Nuk ka asnjë të dhënë për Rusinë, Zvicrën dhe Holandën.

Kush ka pasur më shumë progres në lidhje me çështjen ?

Mbretëria e Bashkuar ka administruar më shumë vaksina në përgjithësi, por gjithashtu kryeson për sa i përket vaksinave për frymë. Malta, Serbia dhe Danimarka janë po ashtu shembull në këtë aspekt.

Cili grup u vaksinua i pari?

Një tregues tjetër interesant është se cilit grup njerëzish secili vend zgjodhi t'i japë vaksinën e parë kundër COVID-19. Vendet në studimin janë të ndarë në mënyrë të barabartë midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të moshuarve.

Megjithatë ka një grusht vendesh, si Turqia, Serbia, Republika Çeke dhe Bullgaria që zgjodhën t'ua jepnin atë më parë politikanëve. Në disa raste, kjo mund të jetë një mënyrë e përpjekjes për të qetësuar frikën e një populli tejet skeptik ndaj vaksinës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë