Vaksinimi masiv/ Rakacolli për Report Tv: Objektivi 500 mijë vaksinime realizohet para kohe! Nuk është arritur imuniteti i tufës

Në një intervistë për Report Tv, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se në gjysmën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për vaksinimin e gjysmë milionë qytetarë kundër COVID-19.

"Fushata e vaksinimit është një nga fushatat më mirë të organizuar dhe ka vazhduar në normalitet pavarësisht situatës zgjedhore. Mund ta themi me krenari që tashmë në Shqipëri numërohen mbi 450 mijë qytetarë të vaksinuar. Jemi ndër vendet e para në rajonin. Kur sot jemi pak më shumë se 450 mijë dhe sasinë e vaksinave e kemi në dispozicion, objektivin e vendosur do ta arrijmë që në gjysmën e parë të majit", tha Rakacolli.  

Në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, Rakacolli garanton se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor nga vaksinat e kryera. Pavarësisht ritmeve të shpejta të vaksinimit, zv. ministrja thotë se ende nuk është arritur imuniteti i tufës.

"Që të arrihet imuniteti i tufës duket ta ketë kaluar mbi 70% e popullatës ose të jetë vaksinuar. Ekspertët nuk mendojnë se kjo është arritur. Vetë fakti që ne vijojmë të kemi raste të rënda apo edhe shpërndarje në bashki që nuk ka qenë më përpara tregon për përhapje të infeksionit", ka thënë ndër të tjera  për Report Tv zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafexhiu: 02/05/2021 05:32

    Po Ç'ritme te shpejta moj Mira. Ju po ecni me shpejtesine e drites. Ne Europe po vaksinohen nga 800.000 deri ne 1 miljon banore ne dite. Ju sjepni as nje timeline per grupmoshat e rradhes e asnje website informimi pervec se ne Facebook. E quani arritje 500.000 vaksinime per 5 muaj pune. Na tregoni veprimet ca do behet ne javet ne vazhdim dhe muajt ne vazhdim. Sepse ajo na intereson. Kur do vaksinohet gjysma e popullates? Atehere tflasim per imunitet te tufes!!!!

    Përgjigju
  • Delja: 01/05/2021 22:58

    Imuniteti i tufes. Thuaj pastaj qe nuk jemi bageti. Vazhdoni te shpoheni. Do tja degjoni krismen pas disa vitesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it