Rama nga Kombinati: Vaskinimi mund me turne! Familjet e prekura nga tërmeti do marrin shtëpitë falas! Nuk mund t'u besosh hienave të ardhmen (VIDEO)

10 familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, kanë firmosur sot kontratën që siguron strehimin e tyre me një apartament të ri në lagjen “KombinArt” që po ndërtohet në Kombinat. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama nënvizoi se të gjitha familjet që do të marrin kontratën e shtëpisë nga rindërtimi do ta kenë atë falas dhe se nuk do të paguajnë asgjë për shtëpinë.

Kreu i qeverisë po ashtu pati kritika shumë të ashpra ndaj opozitës ku tha se sillen si hiena në Kombinat duke frikësuar qytetarët në hall se s'do marrin shtëpitë e tyre apo se do jua marrin oligarkët. Rama tha se atyre nuk mund t'u besohet e ardhmja dhe fatet e tyre.

I pranishëm ishte edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku theksoi se deri më tani janë firmosur 338 kontrata të tilla, duke theksuar se banesa që ata do të marrin do të jetë shumë herë më e mirë se ajo që kishin para tërmetit.

Duke u ndalur tek procesi i vaksnimit masiv, nga Kombinati, kreu i qeverisë tha se nëse do të jetë nevoja do të kryhet vaksinimi edhe me tre turne.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë ditë si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike për shkak të nisjes së vaksinimit masiv. Rama shtoi më tej se jemi futur në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtar e mbi këtë mortje, që ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë.

‘Më besoni që kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike mbase më e bukura është shumë më tepër se çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore, sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi me shpirtin e mijera gjysheve e gjyshëve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar ku bota përballet me armikun e padukshëm kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda dhe të privohen nga shumë orë në ajër të pastër.

 Të privohen nga shumë ulje me njëri tjetrin dhe ndërkohë të mësojnë çdo ditë për bashkëmoshatar të tyre që ndërrojnë jetë si rezultat i marrjes së frymës dhe ndalimit të rrahjeve të zemrës nga agresioni ia armikut të padukshëm Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që e ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdo njërin prej nesh të shikojë të ardhmen, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh mijëra e mijera gjyshe e gjyshër, pa asnjë dallim që të marrin vaksinën dhe është një nga ato momente që kushdo e kupton që politika në vetvete nuk është diçka e keqe. Ka lindur për këtë, kur poltika bie në duar të mira patjetër që bën punë të mira. Kjo është një nga ato punë të mira që pa politikën nuk do të bëheshin dot kurrë. Pa politikën dhe diplomacinë, ne nuk do të arrinim dot të siguronim vaksinimin masiv të popullsisë, pasi në Rajon ose nuk kanë bërë asnjë dozë os epo bëjnë vaksina simbolike. Jemi shumë krenar, dhe për tu thënë të gjithëve që politika është e vendosmë. Duhet ta marrin seriozisht politikën.’- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve të dëmtuar nga tërmeti: Do të rehabilitohet me standarde bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama dhe  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar nga afër punimet në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në Kombinat, e dëmtuar nga tërmeti 26 Nentorit 2019.

"Është një nga investimet më të rëndësishme Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve me aftësi ndryshe këtu në zonën e Kombinatit. Kemi filluar punën, pasi tërmeti i 26 Nentorit e dëmtoi rëndë qendrën dhe ka nisur tashmë rehabilitimi për bërjen e një projekti që do të ndikojë shumë për shërbimet cilësore të gjithë fëmijët me probleme të aftësisë së kufizuar", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se kjo qendër mbyll punimet e saj brenda muajit Tetor dhe do të ofrojë shërbim me 30 shtretër të dedikuar, si spital ditor.

"Kjo është një qendër që ka shërbim me shtretër, pra edhe spital ditor, pra do të ofrojë shërbim me 30 shtretër si spital ditor. E përfundojmë në muajin Tetor dhe do të fillojmë menjëherë shërbimet multidisiplinare dhe shëndetësore”, tha Manastirliu.

Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve, dr. Florida Dobi, tha se me rikonstruksionin që po kryhet, ambientet do të jenë më të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

"Rikonstruksioni i ambientit do të sjellë një ndërthurje mes aktivitetit klinik dhe bërjes sa më funksionale dhe sa më të përshtatshme për nevojat e fëmijëve, si me probleme mendore ashtu edhe me probleme fizike", tha Dobi.

Rehabilitimi i Qendrës Kombëtare e Zhvillimit të Fëmijëve me aftësi ndryshe është një investim i qeverisë shqiptare, është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Kjo qendër e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është unike në llojin e saj, pasi ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët e moshës 0-18 vjeç në nivel kombëtar.

Terapitë e ofruara në këtë qendër nga një ekip i dedikuar i përbërë nga 33 terapistë rehabilitues dhe edukativ janë: terapi zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopësht edukativo-terapeutik.

Qendra ofron një shërbim mediko- social bashkëkohor për fëmijët në moshë të hershme nga një ekip multidisiplinar i trajnuar. Kjo qendër ofron shërbim diagnostikues, trajtues dhe rehabilitues për fëmijët me probleme të neurozhvillimit si Autizmi, Sindroma Down, Paraliza Cerebrale, etj.

Ora 14:45
Procesi i vaksinimit anti-COVID, Rama: Mund të zhvillohet edhe me tre turne nëse është nevoja (VIDEO)

Ka nisur ditën e sotme vaksinimi masiv në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shikuar nga afër procesin e vaksinimit në Kombinat. Kryeministri Rama tha se nëse është nevoja mund të zhvillohet procesi i vaksinimit edhe me tre turne.

‘Vijon vaksinimi masiv në qendrat shëndetësore afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar. Duhet të vendosim orare, sepse në disa qendre në Vlorë më thonin se ka pasur dyndje në fillim. Duhet të vendosen orare deri në darkë, dhe mund ta çojmë deri në tre turne nëse është nevoja.’- tha Rama.

 

 

Ora 14:20
‘Aksident që fitoi në 2013’, Rama i përgjigjet Bashës: Nëse populli nuk do të kishte vepruar do të kishim përfunduar si në ‘97

1616930259_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së, i cili ka deklaruar se ‘para 8 vitesh ndodhi një aksident se fitoi Edi Rama’. Gjatë fjalës së tij gjatë një takimi me të rinjtë në Kombinat, kreu i qeverisë tha se nëse PS-ja nuk do të kishte fituar në 2013-ën, vendi do të përfundonte si në 97-ën.

“E keni dëgjuar çfarë thonë? Thonë se; “Para 8 vitesh ndodhi një aksident se fitoi Edi Rama”. Aksident se fitova unë? Pra popullit i iku mendja dhe nuk mbajti më në kurriz Saliun dhe taborrin e krushqve të dasmës së Lulit. Kur ai humbet disa herë siç ka humbur dhe i thotë popullit ai është një aksident, mos u merr me të, nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Se ai thotë që populli u tregua budalla. Sikur populli të mos kishte vepruar në 2013, do të kishte përfunduar njësoj si në 1997. S’kishte më Sudenë dhe Vehbiun por ishte vetë një piramidë. Ndërsa sot jemi në udhëkryq me drejtësinë.”-tha Rama.

Ora 13:37
Rama nga Kombinati: Kur mora drejtimin e bashkisë së Tiranës, ndriçonin vetëm 78 llamba! Përpjekja për Shqipërinë është maratonë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me disa të rinj në Kombinat, ndërsa është kthyer edhe pas në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Rama kujtoi se në kohën kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë kishte gjetur vetëm 78 llamba që ndriçonin në kryeqytet, ndërsa shtoi se të tjerat ishin djegur.

“Më kujtohet kur erdha në kryet të bashkisë së Tiranës kishte vetëm 78 llamba që ndriçonin në Tiranë. Kishte shtylla që qëndronin kot pa drita. Po ashtu dhe kjo fushë ku gjendemi sot është ndërtuar në atë kohë. Në atë kohë kur ne filluam që të punojmë për të nisur një transformim që dukej i pamundur. Sot është kohë tjetër, problemet e sfidat janë të tjera. Është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se realisht nuk ka kohë për të kthyer kokën pas dhe për të bërë hapa pas. Një hap para dy mbrapa, kjo ka qenë historia e 100-dra viteve. Këto tani janë hapa të një maratone, dhe jo të një sprinti. Përpjekja për Shqipërinë është maratonë.”, tha Rama.

Ora 13:05
Rama dhe Veliaj përshkojnë Bulevardin “Zogu i Parë” drejt gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku: Kapacitet prej 1400 nxënësish, do jetë shkolla më e madhe në Republikë! (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bënë rrugën nga Sheshi “Skënderbej” përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë” e deri te gjimnazi “Sami Frashëri” që po rindërtohet nga e para. 

“Do ketë kapacitet për 1400 nxënës, dhe do ketë një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë. Do jetë shkolla më e madhe në Republikë”, tha Veliaj. 

Ndërsa përgjatë bulevardit kryebashkiaku tregoi se është rritur dukshëm vlera e pronës. 

“Kompanitë imobilare na raportuan që muajin e parë rritje me 70-80% edhe të qirave edhe të shitjeve”, u shpreh Veliaj. 

Bulevardi "Zogu i Parë" është transformuar i gjithi. Tashmë nu përdoret thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Ora 11:59
Ahmetaj: Qytetarët do t’i marrin shtëpitë falas, është prone e juaja (VIDEO)

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij nga firmosja e kontratave të banesave me banorët e Kombinatit, tha se qytetarët do të marrin shtëpitë falas dhe se qytetarët do t’i kenë pronë të tyre.

'Shtëpitë janë falas, i gëzojnë qytetarët i kanë pronë të tyre, e japin me qira e shesin e trashëgojnë është komplet pronën e tyre. Histori tjetër është një shpërblim i brendshëm i gjithë atij mundimi që kryeministri apo ne të tjerët jemi munduar për të siguruar vaksinat. Unë ju them ju qytetarëvë të Kombinatit apo të njësisë nr.4 në 5 Maj shtëpitë janë tuaja. Do ti bëjmë më të mira seç i keni pasur, do ti keni tuajat që ti trashëgoni. Gjithë mundimi shpërblehet, jo në aspektin politik por në aspektin shpirtëror.’- tha Ahmetaj.

Ora 11:47
Rama: Ne reflektojmë nga gabimet, ndërsa hienave nuk mund t'u besosh fatin atyre që tallen me të ardhmen tuaj

Kryeministri Edi Rama tha se të gjitha familjet që do të marrin kontratën e shtëpisë nga rindërtimi do  e kenë atë flas dhe nuk do paguajnë asgjë për shtëpinë. Rama pati kritika të ashpra ndaj opozitës ku tha se sillen si hiena në Kombinat duke frikësuar qytetarët në hall se s'do marrin shtëpitë e tyre apo se do jua marrin oligarkët. Rama tha se atyre nuk mund t'u besohet e ardhmja dhe fatet e tyre.

 "Të gjithë ata që zgjidhen për të punuar për vendin, lekët e njerëzve administrojnë, se dëgjoj shumë toça se mos i bëri Rama me lekët e veta. Pse kur është shtruar çështja në histori se po bëhen me lekët e popullit apo të vetat. Dalim nuk e bën kjo, por çfarë bëhet me ato lekë. Lekët e shtetit ishin edhe më parë por nuk gjendeshin ato lekë për të bërë dëmshpërblimet e vendi, por sot jo vetëm që gjendjen ato lekë por u gjetën e dhe shumë të tjera. Nuk do të ishte njësoj nëse një qeveri do të flinte gjumë, dhe një qeveri që nuk e  zë gjumi për të bërë këto punë, nuk ka ase si të jetë njësoj. Familjet që janë këtu dhe do të marrin kontratën nuk janë të pasura dhe as që do e kishin mundësinë që të shlyenin shtëpitë e reja duke marrë kredi, sado të buta të ishin ato. Pikërisht se jemi ne këtu dhe drejtojmë ne dhe nuk janë ata që vijën si hiena në zonën e Kombinatit që u thonë njerëzve jo vetëm që sdo marrin shtëpinë  pro dhe ato i marrin oligarkët ndodh e kundërta. Ne jo vetëm do u japim shtëpitë njerëzve, pro as do u marrim asnjë qindarkë, të gjitha shtëpitë janë falas. Nuk e kemi mundësinë që ti kemi të gjitha, nuk jemi të rënë nga qielli e të mos bëjmë gabime apo edhe ndonjëherë të mos e prishim muhabetin, por në fund të ditës jemi ata që do bëjmë dhe kemi bërë për këtë vend dhe të tjetër të gjithë bashkë as e kanë çuar në mend. Ne reflektojmë te gabimet dhe nuk i përsërisim ato. Kanë shumë të drejtë njerëzit që në pakënaqësi, por u them me zemër në dorë se nuk mund t'i bëjmë dot të gjitha, por dallimi është shumë i qartë, kjo nuk është një lojë me top, por luhet me atë ardhmen dhe ecurinë e punëve", tha Rama.

Ora 11:22
Lagjja e re në Kombinat/ 10 familje firmosin kontratat e porosive, Veliaj: Zgjidhim problemin e strehimit (VIDEO)

Dhjetë familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, firmosën sot kontratën që siguron strehimin e tyre me një apartament të ri në lagjen “KombinArt” që po ndërtohet në Kombinat.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se deri më tani janë firmosur 338 kontrata të tilla, duke theksuar se banesa që ata do të marrin do të jetë shumë herë më e mirë se ajo që kishin para tërmetit.

Sipas kryebashkiakut, në këtë mënyrë është zgjidhur edhe problemi me strehimin për banorët që kanë jetuar në kushte të këqija para tërmetit.

"E gathë kjo përpjekje po bëhet për mirë, për të marrë diçka më cilësore që zgjidh strehimin e banorëve që kanë qenë në kushte të vështira edhe para tërmetit. kemi nënshkruar deri tani 338 kontrata të tilla dhe janë kontrata që kanë detyrime për afatet, penalitet për bashkinë e Tiranës për afatet", tha Veliaj.

Ai shtoi se ky proces ka zgjidhur po ashtu edhe problemin me "disa legjenda urbane", duke theksuar se shtëpitë do të jenë të qetarëve dhe ato mund t'i shesin në treg dhe se hapësirat që do të lirohen do të mbeten publike dhe do të rehabilitohen si terrene sportive.

"Kemi zgjidhur disa legjenda urbane që për rindërtimin. shtëpitë janë të banorëve që firmosin këto kontrata dhe do t'i kenë në jetë të jetëve, apo për t'i shitur në treg. Një tjetër legjendë ka qenë se terrenet që lirohen, bashkia do të bëjë kulla. Nuk është e vërtetë, do mbeten publike dhe do rehabilitohen si terrene sportive si lulishte", shtoi Veliaj.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mira: 28/03/2021 12:40

    Pikërisht se kur ishin ata që janë në opozitë në pushtet, o Petrit, nuk bënë atë që është bërë gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Nuk bënë, vetëm zgjeruan pasuritë e tyrë, prandaj kjo që lexoj nuk është personale por një realitet që bën muuuu. Kur i përdor paratë e taksapaguesve në mënyrë të drejtë, ndërtohet shteti, ndryshe ndërtohet vetëm Lalëzi. Këtu s'ka politikë por thuhet e vërteta me të mirat dhe dobësitë, pasi kështu është edhe vetë jeta.

    Përgjigju
  • Petrit: 28/03/2021 12:10

    Po perse vetem politizim? Vaksinimi eshte detyre e cdo qeverie. Ashtu dje rindertimi si pasoje e nje fuqie madhore si termeti. Kushdo te jete ne maxhorance. Nuk eshte fitore personale, as e partise apo qeverise por detyrim, obligim. Si nuk u bete nje here ne lartesine e duhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja