Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar të dhënat e publikuara në rang global për çështjen e vaksinimit, ku Shqipëria renditet në krye të grafikut për vaksinat për 100 banorë 7 ditët e fundit. Rama shkruan se Shqipëria do ta fitojë luftën.
"Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit", shkruan Rama.
Në të dhënat e publikuara në faqen prestigjioze të të dhënave ourworlindata.org vendi ynë në llogaritjen e shifrave të javës së fundit ka arritur një rezultat më të mirë në procesin e vaksinimit krahasur me shumë vende të rëndësishme. Bazuar në grafikun e ourëorlindata.org Shqipëri ka lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca.
Grafik i postuar nga Kryeministri Rama
Komente

