8 ditë nga vaksinimi masiv, Shqipëria shënon rekord në dozat për 100 banorë! Lë pas Gjermaninë, Italinë, Francën... e dyta pas SHBA

8 ditë nga vaksinimi masiv, Shqipëria shënon rekord në dozat për 100 banorë! Lë pas Gjermaninë, Italinë, Francën... e dyta pas SHBA

Grafiku i ourworlindata.org dhe një foto nga vanksinimi në Shqipëri

Me nisjen e vaksinimit masiv 8 ditë më parë Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë.

Kjo tregohet në faqen prestigjioze të të dhënave ourworlindata.org ku vendi jonë në llogaritjen e shifrave të 8 ditëve fundit ka arritur një rezultat më të mirë në procesin e vaksinimit krahasur me shumë vende të rëndësishme.

Bazuar në grafikun e ourworlindata.org Shqipëri ka lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca dhe të gjitha vendet e rajonit duke perfshirë edhe Serbinë. Shqipëria renditet e dyta pas SHBA.

Në grafikun e marrë nga kjo faqe tregohet se vendi ynë ka kaluar shifrën e 0.5 vaksinimeve për 100 banorë. Gjithashtu edhe vendet e rajonit janë të renditura pas Shqipërise duke arritur një rezultat të dobët vaksinimi dhe shifra më të vogla të dozave ditore për 100 banorë.

Vaksinimi në vendin tonë nisi me bluzat e bardha, arsimtarët, të moshuarit mbi 70 vjeç, gazetarët dhe operatorët e terrenit dhe efektivët e policisë. Në të gjithë vendin ditën e sotme janë vaksinuar 7.386 qytetarë. Por që fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë vaksinuar plot 192.882 qytetarë.

Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë. Deri tani nga vaksinimi  me vaksinën kineze Sivonac por dhe me atë AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore problematike, por vetëm disa raste me temperaturë të lehët apo pak dhimbje në vendin e vaksinimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve