Pranvera ka ardhur, megjithatë, një pjesë e Evropës dhe SHBA-së po përballet me një të ftohtë të denjë për stinën e dimrit. Provë kjo që ndryshimet klimatike nuk ekzistojnë?
''Ose në të kundërt, është origjina e fenomenit'', - dyshojnë disa klimatologë.
Rekord i ftohtë në Belgjikë apo në lindje të Francës, deri në 10 000 krerë bagëti të bllokuara nga dëbora në Irlandën e Veriut, 25 të vdekur në Poloni në muajin mars me temperature, që kanë arritur deri në - 24 gradë Celsius gjatë natës.
''Për të katërtin vit radhazi, periudhat dimërore janë shënuar me reshje të dendura bore në Evropë dhe Amerikën e Veriut'', - intrigojnë klimatologët.
Dhe dyshimet e tyre përqendrohen në shkrirjen e akullit në Arktik në verë, që sipas tyre, ka sjellë ndryshime të ndjeshme në qarkullimin atmosferik në hemisferën e veriut në dimër.
Në vitin 1979, fillimi i matjeve satelitore, akulli mbulonte rreth shtatë milionë kilometra katror të oqeanit gjatë verës. Në muajin shtator 2012, akulli mbulonte vetëm 3,4 milionë kilometra katrorë të oqeanit.
"Lidhja është gjithmonë e më e qartë mendoj, edhe pse shkenca nuk është përqendruar plotësisht në këtë çështje'', - theksoi klimatologu, Dim Coumou nga Instituti për studimin klimaterik (PIK), pranë Berlinit, i cili bazohet gjithashtu në rezultatin e disa studimeve të publikuara këto vitet e fundit.
Në vjeshtë, nxehtësia e grumbulluar lëshohet gradualisht në atmosferë duke rritur përqindjen e lagështirës dhe presionin atmosferik dhe duke reduktuar për më tepër ndryshimin e temperaturës mes Arktikut dhe vendeve më të ulëta.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com