Vala e dytë e Covid-19, Paris 17 % e të testuarve pozitiv

Vala e dytë e Covid-19,  Paris 17 % e të testuarve pozitiv

Orë pas ore rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Evropë, ku brenda 24 orëve të fundit raportohen mbi 123 mijë raste të reja . Ritmet e përhapjes po shtohen pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të vendeve evropiane  për të rikthyer masat parandaluese.

Problematike paraqitetet situata në Francë, Britani të Madhe dhe Spanjë ndërsa ekspertët nuk përjashtojnë as kthimin në karantinë të plotë për ditët në vijim.

Në Francë tejet shqetësuese paraqitet situata në Paris , ku sipa të dhënave të fundit më shumë se 17% e testeve për Covid-19 rezultojnë pozitivë, shifër kjo që nuk është arritur as në pikun e pandemisë.  Kryeministri francez me anë të një postimi në Tëitter u bëri thirrje të tregohen të durueshëm, pasi me shumë mundësi në ditët në vijim do të rritetn kufizimet.

“Unë solemnisht u kërkoj francezëve një akt solidariteti: duke iu referuar qytetarëve tanë më të prekshëm, por edhe ndaj personelit shëndetësor dhe gjithë stafit të spitaleve”,  tha ai.

Përvec Parisit dhe Marsejës në Francë edhe katër qytete të tjera janë përfshirë në gjendje gadishmëri dhe mund të futen në kufizme të plota.

Në Britaninë e Madhe  e cila gjendet në një pikë kritike në menaxhimin e pandemisë pritet  që gjatë ditës së sotme  të bëjë publik një sistem alarmi në tre nivele.  Plani pritet të tregojë zonat me rrezik të ulët, të cilat do të përfshihen në nivelin 1, në të cilin do të zbatohen vetëm rregullat kombëtare të kontrollit, siç është rregulli i gjashtës, mbyllja në 10:00 për pub-et dhe restorantet dhe rregullat për maskat dhe distancohet shoqërore.

Niveli 2 do të përfshijë gjithashtu ndalime për vizitat në shtëpi dhe grumbullimet brenda. Në nivelin e tretë, niveli më i lartë i gatishmërisë, në të cilin do të futen zonat e Merseyside, Manchester dhe Newcastle, baret dhe pub-et do të mbyllen plotësisht, restorantet do të mbyllen pas orës 10, ndërsa palestrat dhe vendet e basteve do të mbyllen plotësisht. Rregullat mund të hyjnë në fuqi që të Mërkurën.

Po ashtu, shtime të rasteve pozitive me COVID-19 paraqitet dhe në Itali e Gjermani, ndërkohë që Çekia është vendi me numrin më të lartë me 308 infektime për 100 mijë banorë në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Franca e Spanja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja